Nga Britania për të votuar në zgjedhjet e PD, Hasani: Nga sot bëhemi gati për zgjedhjet e 2025!

Kryetari i PD dega Londër, Naim Hasani ka ardhur nga Britania për të marrë pjesë në zgjedhjet që po zhvillohen në PD për kryetar partie. në një lidhje skype për Dritare TV nga Shkodra, aty ku ka votuar, zoti Hasani tha se sot PD nis rrugën e re për t’u bërë gati për zgjedhjet e 2025.

“Kjo është e para herë që unë votoj në Shqipëri. Ndjeva një emocion të veçantë. Kisha një pritje të veçantë nga demokratët. Ishte një proces votimi i njëjtë si në Britani. Është një detyrim moral për ne si demokratë që sot të votojmë por është një detyrim gjithashtu për ti dhënë udhë partisë për të qenë gati për zgjedhjet e vitit 2025.

Ne nuk duhet të bëhemi pjesë e një loje kungulleshkash. Zgjedhjet e sotme vërtetojnë se kush është PD nga kush do të drejtohet dhe cili është procesi zgjedhor përmes së cilës do të shkojë në zgjedhje.

Zoti Bardhi duhet të kontribuonte në këto zgjedhje. Unë i ftoj demokratët sot t të bashkohen dhe të shikojnë drejt të ardhmes jo të shkuarës. Ne nuk mund të jemi kundër SHBA dhe Britanisë”, u shpreh Hasani.

Latest articles

Related articles