Kreu i PD Shkodër, Amuli: Pjesëmarrja e kënaqshme, 1200 antarë kanë të drejtë vote

Këtë të shtunë, në të gjithë vendin po zhvillohen zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. Në degën e PD Shkodër procesi ka nisur prej orës 8 të mëngjesit ndërsa pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme tregon kryetari Xhevdet Amuli.

Amuli tregon se mbi 1200 anëtarë të PD kanë të drejtë vote në këtë proces, ndërkohë që përjashtohen ato anëtarë që kanë patur funksione në subjektet e tjera politike gjatë kësaj periudhe.

Amuli vlerëson këtë proces si shumë të rëndësishëm për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në këto zgjedhje garojnë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani. Procesi I votimit përfundon në orën 19:00.

Latest articles

Related articles