Kreu i PD Korçë, Elvin Bregu: Proçesi i qetë, votimi brenda rregullave

Krerët e degëve në Vlorë dhe në Korçë kanë folur për mediat teksa janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të PD.

Kreu i PD-së në degën Korçë, Elvis Bregu tha se procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike është i qetë ndërsa shton se pjesëmarrja është normale.

“Në qarkun e Korçë prej orës 8:00 ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike. Deri në këto momente sipas të dhënave kanë votuar vetëm pak anëtarë në qendrën e votimit në Korçë, nga 500 anëtarë që ka lista e votuesve. Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet vendvotimi nuk ndodhet në zyrën e PD, por në një ambient të marrë qira tek markata e qytetit. Momentalisht nuk raportohen problematika dhe procesi ka vijuar i qetë.”- tha ai.

Latest articles

Related articles