Tronditet Kosova – Babai vret djalin, gruan dhe veten e tij!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një fshat të Lipjanit, Kosovë. Bëhet me dije se nga të shtëna me armë zjarri janë vrarë tre persona.

Akoma nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te kjo tragjedi.

Indeksonline shkruan se një person dyshohet të ketë vrarë djalin dhe gruan e tij, i dyshuari në fjalë më pas ka kryer vetvrasje.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar ngjarjen e rëndë në Kosovë.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, pohoi Ahmeti.

Latest articles

Related articles