Gaz Bardhi i paligjshëm! – REDAKSIONALE

Komisioni i Apelimit dhe Etikës në PD, në përputhje me Statutin ka shfuqizuar vendimin e Gazmend Bardhit për të thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Pra ai ska autoritet ligjor e politik, është NUL e I PALIGJSHEM.

Kur Komisioni ia shfuqizoi aktin, Sekretari duhet të ndërpriste çdo veprim, duhej t’i bindej vendimit të Komisionit, siç e detyron Statuti që t’i bindet.

Gaz Bardhi nuk është kryegjyqtar i PD që të mundet ta gjykojë ai ligjshmërinë e vendimeve. Sipas statutit, kompetencat e tij janë krejt të tjera, nuk ka asnjë kompetencë për të mbledhur Këshillin Kombëtar me rend dite shfuqizimin e një vendimi të kryesisë.

Ai nuk mundet të gjejë një nen, një pikë, një paragraf i cili t’i njohë kompetencë për të thirrur mblidhje me rend dite “anulimin e zgjedhjeve”.

Nëse Statuti sta lejon por ti e merr kompetencën pa ligj, dmth je një adoleshent që vepron vetëm për të prodhuar një titull lajmesh për mendian anti-PD: “Anulohen zgjedhjet në PD”. Vetëm kaq prodhon, asgjë tjetër e asgjë më shumë.

Gaz Bardhi dhe ata që e mbështesin haptas dhe fshehurazi, duan të shantazhojnë PD, duke kërcënuar se do të marrin pjesën e vet dhe do ta çojnë diku tjetër. Dje, ketë kanë bërë, kanë mbledhur në mënyrë të paligjshme njerëzit të cilët i kanë futur vetë nëpër këshilla e nëpër lista.

Nuk kanë guxim të mblidhen në një ambient fizikisht, me fytyra dhe me emra sepse aty kanë qenë eksponentët e Sali Berishës të cilët sipas nenit 8 të rregullores së Këshillit Kombëtar, kanë përjashtuar veten duke mos marrë pjesë në tri mbledhje radhazi.

Gaz Bardhi dhe askush tjetër nuk munden të negociojnë me PD nëpërmjet shantazhit se do ta përçajnë partinë edhe më shumë.

Game Over.

Latest articles

Related articles