Dy ogure të mira për shqiptarët

Nga Sebastian Zonja

Këtë të enjte, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni ishte në Shtëpinë e Bardhë ku pati takim me presidentin amerikan Xho Baiden.
Ndërsa temë qëndrore ishte lufta në Ukrainë dhe kërcënimi që përbën ajo luftë për kontinentin, dy pika të rëndësishme që meritojnë vëmendje nga ai takim, i zbardhur nga Shtëpia e Bardhë, janë:
Mesdheu dhe Ballkani perëndimor.
Një rifaktorizim i Italisë më Mesdhe dhe shtimi i interesit të saj në Ballkan janë sihariqe të mira për shqiptarët. Shqipëria është aleat natyral i Italisë. Italia ishte Fuqi e Madhe në shekullin e shkuar dhe Shqipëria shihej si aleat i rëndësishëm për të stabilizuar interesat e saj në Ballkan. Italia është vend tejet i rëndësishëm në Mesdhe, vend anëtar i G7-ës dhe NATO-s. Edhe gjatë përpjekjeve tona për pavarësi, vlen të theksohet se ishte Italia ka qenë mik i shtrenjtë.
Po ashtu, kthimi i liderit turk Erdoan me fytyrë nga Perëndimi, qoftë për shkak të problemeve të rënda ekonomike të vendit apo shkaqe të tjera, gjithashtu sjell në vëmendje aleancën italo-turke që ka shërbyer për të stabilizuar Ballkanin për dekada të tëra.
Me aleatët tanë natyralë që kërkojnë të marrin përmasa të reja në Mesdhe, e ardhmja e Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe stabilizimi i tij është çështje vitesh. Detyra jonë parësore është të luftojmë korrupsionin që po gangrenizon nga dita në ditë shtetin.

Latest articles

Related articles