“Ajo ç’ka bëri Bardhi është një budallallëk”-analiza e Zekthit për zgjedhjet në PD

Analisti Fitim Zekthi është shprehur se procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se nuk e ka tagrin Sekretari i Përgjithshëm i PD që të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Sipas tij, Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD-se ose nga kryetari i kësaj partie.

“Procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm. Nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar. Kjo është një gjë qesharake dhe absurde. Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk ka të drejtë të thërrasë Këshillin Kombëtar, nuk e ka tagrin. Sekretari merr në shqyrtim vetëm gjërat që do të zbatojë dhe nuk merr vendime. Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD ose nga Kreu i PD-së”- tha ai.

Latest articles

Related articles