180 të rinj katolikë nga Shqipëria do të jenë në Lisbonë

180 të rinjtë nga dioqezat, famullitë kishtare e komunitetet e ndryshme rregulltare, do të përfaqësojnë Kishën Katolike të Shqipërisë në Ditët Botërore të Rinisë 2023 në Lisbonë të Portugalisë. Të rinjtë katolikë nga Shqipëria, pas një përgatitjeje në nivelin e dioqezave dhe atë kombëtar, do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe Kishtare në nivelin botëror, në takimin me Papën Françesku, në Ditën Botërore të Rinisë 2023, në Lisbonë nga data 1 deri më 6 gusht të ardhshëm. Të rinjtë nga Shqipëria shoqërohen në Ditët Botërore të Rinisë 2023 nga ipeshkvij, meshtarë e rregulltarë të dioqezave e komuniteteve kishtare e rregulltare të Kishës katolike në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Lisbonë rinia katolike shqiptarë do të zhvillojë edhe një shtegtim shpirtëror në shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Fatima të Portugalisë.

Latest articles

Related articles