Fitim Zekthi intervistë për median konservatore italiane pranë Melonit


Intelektuali i djathtë Fitim Zekthi, i angazhuar në politikë me Partinë Demokratike, ka dhënë një intervistë me median italiane “Il Talebabo” themeluar nga Vicenzo Sofo, europarlamentar italian i zgjedhur me partinë kryeministres Giorgia Meloni.

D – Quale è la situazione della destra in Albania? (Si është gjendja e së Djathtës në Shqipëri?

Zekthi: E djathta në Shqipëri është në një gjendje shumë të vështirë për shkak të një konflikti shumë të ashpër politik që ka filluar dhe vazhdon prej gati dy vitesh brenda saj. Partia demokratike, që është partia kryesore e të djathtës dhe opozita kryesore në vend në shator të vitit 2021 vednosi të pezullojë nga të qenit anëtar i grupit parlamentar të PD-së ish kryetarin e saj Sali Breisha që ka qenë president dhe kryeministër, themelues i PD-së në viti 1990. Sali Berisha ishte shpallur non grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë nga qeveria amerikane dhe për këtë arsye kryeatri i PD-së Lulzim Basha e pezulloi atë nga anëtarësia në grupin e PD-së. Ky akt bëri që Berisha të reagojë fort dhe sulmojë kryetarin e PD-së dhe të nisë një lëvizje brenda partisë me pretekstin për ta forcuar dhe demokratizuar partinë. Kjo luftë vazhdon akoma dhe partia është në një farë mënyre e ndarë në dy pjesë. Ndarja është e madhe dhe e thellë sepse palët në konflikt përfaqësojnë njëra grupin që është trashëgimia e vjetër e PD-së, trashëgimia që vjen nga komunimzi, që vjen nga nga partia komuniste, njeërz që kanë qenë në një mënyrë apo në një yjetër të lidhur me partinë komuniste dikur si anëtarë të saj ose si funskoionarë të administratës apo sistemit komunist. Tjetra përfaqëson diçka më te re, më më antikomuniste, më konservatore, më të hapur dhe më pranuese ndaj besimit në Zot, ndaj fesë, etj. Grupi i drejtuar nga Berisha u fut në zgjedhje rreth dy muaj më parë dhe humbi shumë thellë përballë qeverisë socialiste të kryeminiistrsit Rama.Gjithsesi konflikti duket se po shkon drejt dobësimit. Partia demokratike ka zgjedhje për kryetar. Ka shumë mundësi që PD të riorganizohet dhe të kthehet në një parti të fortë të opozitës. Në Shqipëri, sa i përket votuesit, popullatës së gjerë, shoqërisë shqiptare duhet thënë se ajo në një masë të madhe mbron ende vlerat konservatore të familjes, martesës, moralit që buron nga besimi në Zot, mbron vlerat e lirive ekonomike dhe të besimit dhe nuk ka shkuar aq larg sa shumë shoqëri të tjera apo aq larg sa shumë shtetet të tjera në të cilat idetë, vleart dhe morali liberal apo ultra liberal janë bërë sunduese dhe dominojnë gjithë diskurion publik dhe debatin apo vendimarrjen politike. Pra në Shqipëri ka një bazë të mirë për të ndërtuar një forcë të vlerave të djathta. Partiadmeoikratike e ka këtë mundësi dhe mbette të shihet se sa ajo do ia dalë pasi kjo krixzë e thellë e brendshme të tejkalohet.

D – In Italia Giorgia Meloni sta costruendo un soggetto politico conservatore basandosi sui valori di Dio, Patria e Famiglia. Sono valori ancora importanti? (A janë ende të rëndësishme vlerat e Zotit, Atdheut dje Familjes, me të cilën Giorgia Meloni po ndërton një subjekt konservator në Itali?)

Zekthi: Është një lajm mrekullueshëm ky që vjen nga Italia për politikat dhe qasjes e kryeministres Meloni. Sigurisht që vlerat e besimit në Zot, vlerat e atdheut, të dashurisë për vendin tënd dhe të familjes janë vlera themelore pa të cilat është e pamundur të ndërtohet një shqoëri e drejtyë dhe e shëndetshme. Nje pjesë e madhe e krizës së sotme vjen nga fakti që vlerat e beismit në Zot, vlerat e fam,iljes dhe të atdhedashurisë, të patriotizmit janë zhbërë ose janë duke u zhbërë ose luftohen fort nga e majta, nga liberalët apo forma të tjera të ngjashme ideologjike. Kur shoqëritë jetojnë apo ndërtohen mbi vlera të besimit në Zot dhe nga këto vlera ato nxjerrin mënyrën se si ndërtojnë dhe mbrojnë familjen, mënyrën se si e shohin atdheun, mënyrën se si kuptojnë rolin e shkollës, të pronës, të shtetit etj ato janë duke u mbështetur mbi vlera që konsiderohen të përhershme, të gjithëbotshme, që janë të ngjizura dhe të mbrujtura në natyrën njerësore, në adn-në e njeriut. Kur shoqëritë jetojnë apo ndërtohen sipas vlerave të cilat nuk nisen nga ideja se Zoti ekziston por nisen nga vlera se njeriu nuk ëhstë krijuar nga Zoti, se krijimi i Zotit nuk ekziston atëherë vlerat morale dhe politike njerëzit do ti gjejnë vetë në marrëveshje me njëri tjetrin, në funskjoikj të interist të tyre. Në këtë mënyrë shteti, demagogët, ata që duan të suyndojnë apo dominojnë do të përdorin fuqinë e tyre për të imponuar ato v;lera politike dhe morale që iu interesojnë atyre. Ata do të thonë se ky nuk ëhstë imponim por se është “dija racionale” që e ka shteti, qëe e gjen shteti si të drejtë dhe të duhur apo që e kanë ideologët e ndriccuar të cilët i ndjek shtetei, ideologë që janë udhërrëfyesit e njereiut dhe të shqoërisë, ideologë të cilët janë në një farë mënyre “profetët” apo priftërinjtë e shtetit modern, e shtetit laik apo të shtetit ateist. Pra qasja e dytë është diçka që është në dorën e njerëzve, që themelohet nga marrëveshja mes njerëzve dhe që mund të përfundojë në forma tiranie mbi njerëzit ndërsa e para është një qasje që nuk i jep pushtet njeriut të përcaktojë ai se cili është qëllimi i jetës, ccfarë ëhstë jeta, ccfarë është familaj, ccfarë është morali por të gjuthan këto kanë për burim një Qenie absolute dhe të poërjhetshme, me dije absolute dhe të përjetshme që është Zoti. E para themelohet mbi një burim trashendetdal me dije absolute dhe e dyta mbi një burimm imanent si njereiu me dije shumë të lufizuar dhe subjekt i vazhdueshëm për të rënë në tundim, në mëkat dhe p[ër të bërë gabime. Në këtë kuptim vlera të tilla si besimi në Zoit, familja apo atdhedashuria janë shumë të rëndësihme. Ajo q ëpo bën Meloni në Itali ëhstyë me të vërtetë nëj gjë e mrekullueshme ndonëse është shumë e vështirë sespe ka vite apo dekada që një kulturë tjetër, nmjë moral tjetër një qasje tjetër ka zënë rrënjë, që shtë kultura libveral, morali liberal që burojnë nga pretendimi i paarsyeshëm se Zoti nuk eksziton.

D – Italia e Albania hanno sempre avuto buoni rapporti e il nostro paese ha sempre avuto una vocazione di politica estera mediterranea anche se da trenta anni circa è venuta meno. Il Mediterraneo non dovrebbe tornare ad essere un riferimento geopolitico per Italia e Albania?

Zekthi: Sigurisht që marrëdhëniet tona me Italinë kanë qenë gjithënjë shumë të ngushta dhe madje shumë shumë të mira. Italia ka një vend shumë të dashur në zemrën e shqiptarëve. Muzika, librat, kinemaja, politika, shkrimtarët, sporti (futbolli sidomos) i Italisë janë shumë shumë familjarë për shqiptarët. Është e vërtët, me aq sa unë e njoh politikën e jashtme italiane që ajo historikisht ka patur një vokacion mesdhetar. Italia e ka parë gjithn jë Mesdheun një hapësirë gjeopolitike shumë të natyrshme për të vepruar si një entitet, për të patur lidhje shumë të forta kulturore dhe ekonomike. Në të vërtetë Mesdheu është i tillë, është një hapësirë me vlera të gjithanshme të përbashkëta. Mendoj se siç mendojmë dhe për detin Adriatik si një mare nostrum mund të temi edhe për Mesdheun si një mare nostrum. Kjo do të kërkonte një rol shumë më të madh nga vende të fuqishme si Italia. Nga pikëpamja kulturore dhe politike Mesdheu mund të prodhonte një forcë, një qasje që të balanconte disi frymën ideologjike dhe politike por edhe kulturore që vjen nga veriu i Europës. Rrënjët e mesdheut janë më të vjetra, janë më të lidhura me besimin abrahamik monoteist, feja ëhstë më e fortë dhe më e pranishme. Ndoshta mund të shihej edhe kështu ose mund të ishte një element  fortë edhe ky.

D – Nel vostro paese convivono Cattolici, Ortodossi e Mussulmani. Perché in Europa sentiamo parlare di guerra di civiltà con l’ Islam? (Në vendin tuaj katolikë, ortodoksë dhe myslimanë jetojnë së bashku. Pse në Evropë dëgjojmë për luftën e qytetërimeve me Islamin?)

Zekthi: Është shumë e vërtetë që ne në Shqipëri kemi një bashkëjetësë të mrekullueshme midis islamit dhe krishtërimit qoftë katolik qoftë ortodoks. Kjo është një bashkëjetësë esktremisht paqësore prej shumë shekujsh. Në Europë ka zëra, ka segmente që flasin për një luftë të tillë ndonëse mendoj se gradualisht këta zëra po zbehen dhe mendoj se do të zbehen edhe më shumë. Mendoj se vijnë për disa arsye. Njëra ka të bëjë me traditën antiklerikale që themeloi revolucioni francez. Revolucioni francez vrau, terrorizoi priftërinjtë, besimtarët, kishën. Revolucioni francez u përpoq ta defetarizoi Europën. Ai u përpoq të dekristianizoi atë. Në në një farë mase ai ia arriti kësaj me anë të vlerave që ushqeu, me anë të literatuës, të filmave, të universiteteve dhe të gjithë makinës kulturore dhe ideologjike që mori jetë në Europë pas revolucionit francez. Këto ndjenja antifetare kanë një rol në të parit e islamit si një shqetësim, si një problem, si nëj kthim pas në kohë ku njerëzit jetojnë sipas beismit apo kur besimi ishte kaq publik dhe jetohej kaq lirisht. Pra ata që sulmuan, ata që u përpoqën ta zhveshin europën nga krishtërimi, ata që e shohin krishtërimin si një gjë shumë të keqe, ata që e shohin fenë si një gjë të keqe ata shohin edhe islamin si një gjë të keqe. Për ta qytetërimi nuk vjen nga feja, për ta qytetërimi vjen nga vlerat sekulare apo laike ose ateiste fare. Së dyti ndjenjat e një lufte mes islamit dhe Europës vijnë nga një lloj e djathtë ekstreme e cila ndjehet e frustruar nga dominimi liberal, ndjehet e prekur në palcë nga synimi i vlerave majtiste apo liberale, ndjehet e dërrmuar dhe ka në vetëdijen e saj si ëndërr kthimin në një kohë kur Europa ishte tradicionale me vlera dhe besim kristian. Ky lloj frustrimi bën që që një pjesë e vogël e këtyre të djathtëve ekstremë ta shohin islamin si rrezik edhe më të madh për ëndërrën e tyre. Së treti mednoj se janë segmentet politike apo ideologjike populiste që nuk janë as të djathta dhe as të majta, që janë të paqarta por që duan të përfitojnë nga gjendja e vështirë dhe kanë zgjedhur islamofobinë, vec të tjerash si mjet të luftës politike. Ka edhe shkaqe të tjera që janë edhe më të vogla se sa këto. Gjithsesi mednoj se gradualisht kjo gjë do të largohet dhe myslimanët dhe të krishterët do të kuptojnë se kanë një sfidë shumë të të madhe të përbashkët që është ruajtja e vlerave morale dhe politike të shoqërive të tyre përballë agresionit të madh liberal apo, ultraliberal apo majtist. Myslimanët dhe të krishterët mund të kenë forma të ndryshme të adhurimit të Zotit por kanë të njëjtin kuptim se çfarë do të thotë të jesh grua, çfarë do të thotë të lindësh fëmijë, çfarë do të thotë familje, çfarë do të thotë moral etj. Këto janë përbashkësi shumë shumë të mëdha dhe natyrshëm që besimtarët do të nisnin të jenë gjthnjë e më afër.

D – Le religioni sono importanti per l’ uomo? (A janë besimet fetare të rëndësishme për njeriun?)

Zekthi: Gjatë gjithë historisë së njerëzimit është vënë re nevoja e njeriut për të besuar në diçka që është përtej, në diçka që ka fuqi të mbinatyrshme. Format e kërkimit religjioz janë të shumta dhe të pandalshme. Pa hyrë shumë në antropologji feje po them vetëm që varrimet janë bërë gjithnjë në një mënyrë të tillë apo me ceremoni të tilla që nënkuptojnë se i vdekuri “nuk vdes”, se ai po shkon në një botë tjetër, se ai jeton, se shpirti i tij jeton. Njeriu është një qenie fetare. Kështu që është absolutisht i rëndësishëm religjioni. Vetëm në dyqind vitet e fundit ka nisur të flitet kundër religjionit, ka nisur të flitet për shoqëri dhe njerëz që nuk duhet të jetojnë dhe nuk duhet të ndërtojë jetët e tyre sikur ka Zot. Në këto vite është ndërtuar ose synohet të ndërtohet nmëj qenie njerëzore që është homo economicus që synon të zevëvendësojë homo religious. Homo economicus është një qenie njerëzore materiale, për të nuk ezksiton asgjë veç materies dhe vetëm mbi parimet e materies ne duhet të dnërtojmë moralin, familjen, shtetin dhe vetëm mbi këtë këndvështrim ne duhet të gjejmë kuptimin e jetës. Homo religious është një qenie njërzore që besojn se ekziston shpirti, se njeriu ka shpirt dhe vullnet veç trupit të vdekshëm, se ekziston Zoti, se veç materiales ekziston edhe imaterialja se qëllimi i jetës duhet gjendur tek mësime që vijnë nga tekstet e shenjat që janë tekstet që vijnë nga një Qenie e përjetshme dhe absolute. Homo economicus është i destinuar vetë pohojë një botë të thatë, një botë ku fitimi është synim, një botë ku kënaqsia mishtore apo epshore është imperative, ku realizmi i dëshirave të brendshme është shtysë që duhet ndjekur me ccdo kusht etj. Kësisoj, mendoj se besimi në Zot është shumë i rëndësishëm për njeriu.

D – Quali autori di destra consiglia per una politica europea e albanese? (Cilët autorë të djathtë rekomandoni për një politikë evropiane dhe shqiptare?)

Zekthi; Unë pëlqej shumë Roger Scruton. Madje edhe kam përkthyer një libër të tijin në shqip “Si te jesh konservator”. Autorë shumë të mirë janë shumë si persh: Carl Trueman, Patrick Deneen, Pietroangelo Buttafuoco etj.

D – Oggi l’estensione dei cosi detti diritti civili tende a sconvolgere l’antropologia piu elementare basata sulla natura sessuale e la famiglia tradizionale. Una società del genere può avere futuro? (Sot shtrirja e të ashtuquajturave të drejta civile tenton të shqetësojë antropologjinë më themelore të bazuar në natyrën seksuale dhe familjen tradicionale. A mund të ketë të ardhme një shoqëri e tillë?)

Zekthi; Kjo është e gjitha pjesë luftës kulturore, ideologjike por edhe politike që bën liberalizmi apo majtzimi liberal. Për ta gjithçka është nëj kostruksion, gjithçka është diçka e sajuar apo e konstruktuar nga njeriu. Për ta nuk ka asgjë thelbësore, nuk ekzistojnë gjërat esenciale dhe universale. Duke qenë kështu atëherë sipas tyre nuk ekziston as mundësia që ne të njohim, nuk mund të përkufizojmë asgjë. Gjithçka është një kuotim impersonal apo individual për gjërat, gjithçka është një ndjesi apo ndjenjë personale apo individuale. Edhe kur bëjmë ligje, edhe kur bëjmë rregulla përpiqemi të gjejmë mënyrën që të respektojmë apo të ligjërojmë këto ndjesi individuale. Edhe çështja e të drejtave civile është një çështyje që duhet patjetër të legjitmojë këto të ndjesi, këto ndjenja apo këto dëshira. Siç e thamë më lart, nqs nuk beson tek Zoti dhe tek dija e Tij absolute, nqs nuk I themelon gjërat mbi idenë se ka nëj burim të përjetshëm dhe absolut të moralit dhe vlerave atëherë do ta kesh shumë të vështirë të përkufizosh gjëra apo koncepte, të ndërtosh një ligj, një rregull që ka vlerë universale dhe të përhershme. Gjithçka është çështje marrëveshjejje mes njerëzve. Kjo lloj qasjeje ka ccuar tek kjo lloj antropologjie e përmbysur dhe shkatërrimtare që I ka shpallur luftë gruas, burrit, familjes, fëmijëve. Sigurisht që kjo nuk ka dhe nuk mujd të ketë të ardhme. Ajo kundër logjikës, është antiepsitemike sepse mohon esencën dhe njohjen në tërësi dhe I hap rrugë gjithçkaje. Është thjesht një rrugë drejt shkatërrimit ose vetëshkatërrimit.

Latest articles

Related articles