Sa i përket operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit, ku në rrjetën e përgjimeve dolën dhe emrat e Oltion Bistrit, specialistit të Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Pëllumb Gjokës apo dhe emri i anëtarit të bandës kriminale të Bajrëve, Astmer Bilali,
Syri shkruan se kemi të bëjmë me 2 ngjarje: Vrasjen e Bardhok Pllanajt dhe zhdukjen e Ervis Martinaj.
“Nga prishja e provave tek nxjerrja e sekretit hetimor e deri te vrasja”, zbërthehet roli i anëtarëve të grupit të goditur sot nga SPAK
Edhe pse aktualisht është i zhdukur, në kuadër të këtij operacioni Ervis Martinaj është shpallur në kërkim.
Sa i përket emrave të lartpërmendur, burimet thonë se kanë ndikuar në fshehjen e provave, akuzë e drejtpërdrejtë për Oltion Bistrin, ndërkohë në rrjetën e përgjimeve kanë dalë dhe emrat e tjerë.
Bëhet fjalë për një disk që dyshohet se e ka zhdukur Oltion Bistri lidhur me vrasjen e Bardhok Pllanajt, por ka dyshime të forta se ka ndikuar dhe në fshehje të provave apo informacioneve edhe për çështjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Pra, Oltion Bistri akuzohet për fshirje gjurmësh vrasjesh, por edhe fshehje provash.
AKUZAT
Polici- Ardit Hasanbegaj u ka krijuar kushtet autorëve për atentatin ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit.
Ish-drejtuesi i Operacionales- Oltion Bistri, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.
Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, dyshohet se ka mbyllur dosjet në lidhje me këto vepra.
SPAK ka dyshime se Ervis Martinaj është i përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit, e cila ka ndodhur në vitin 2020.
Kujtojmë se prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion që deri më tani ka çuar në pranga 6 persona.
Mes tyre ka zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe një biznesmen. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë.
Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.
Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit.
Në kërkim është shpallur edhe Ervis Martinaj, pasi akuzohet si porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës.
U arrestuan sot me urdhër të SPAK, Oltion Bistri dhe biznesmeni Gjoka u denoncuan edhe nga Berisha
Në kërkim është shpallur Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt. Një tjetër person gjithashtu i shpallur në kërkim është Behar Bajri.
Janë të paktën 15 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme. Akuzat janë disa, mes të cilave organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në organizata kriminale, shpërdorim detyre, korrupsion, e deri te vrasje.