Arrestimi i Bistrit pas shkarkimit nga detyra e drejtuesit të FOP

Gjatë aksionit të sotëm Policor që u zhvillua nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, janë lëshuar disa urdhër-arreste, ku janë finalizuar disa prej tyre. Kështu, në pranga ka përfunduar edhe ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri.

Arrestimi i Bistrit, vjen vetëm 1 javë pas shkarkimit të tij nga detyra si drejtori i Forcave Operacionale të Posaçme më 21 korrik. E pas lirimit, ai u emërua në Drejtorinë e Krimeve.

Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Ai ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Ndërkohë sot, bashkë me Bistrin, në panga ka përfunduar edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe anëtari i grupit të ‘Bajrajve’ në Shkodër, Astmer Bilali. SPAK ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 10:00 ku do të japë detaje të hollësishme rreth këtij hetimi.

Latest articles

Related articles