Ylli i Hollivudit, Kevin Spacey shpallet i pafajshëm

Aktori fitues i Oskarit, Kevin Spacey është liruar nga të gjitha akuzat pas një gjyqi katër-javor në Londër mbi pretendimet për sulm seksual.

Ylli i Hollivudit, 64 vjeç u shfaq i përlotur, ndërsa juria në Gjykatën e Kurorës Southwark e shpalli atë të pafajshëm për shtatë akuza për sulm seksual dhe dy akuza për vepra të tjera të rënda seksuale, shkruan CNN.

Akuzat u ngritën midis 2004 dhe 2013, kur Spacey shërbeu si drejtor artistik në teatrin Old Vic në kryeqytetin britanik. Spacey falënderoi jurinë pasi e la të lirë pas 12 orësh e 26 minutash diskutimi për tre ditë. Sot shënon edhe 64-vjetorin e lindjes.

Latest articles

Related articles