U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm në PS, Gjiknuri: Më mirë do të bëhet!

Sot Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin, i cili ka zënë vendin e Damian Gjiknurit.

Ky i fundit nuk pranoji që të bëjë komente, por tha se më mirë do të bëhet.

‘Kemi kohë për komente! Më mirë do bëhet!’- tha Gjiknuri.

Kryetari i PS, Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën drejtuese të Partisë Socialiste.

Kështu asambleja e PS-së ka zgjedhur Blendi Klosin si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, duke larguar nga ky pozicion Damian Gjiknurin. Ndërkohë Bledi Çuçi është emëruar kryetar i grupit parlamentar të PS-së.

Latest articles

Related articles