Sot mblidhet Asambleja e PS për vendime ndryshimesh në kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e qarqeve

Sot, në orën 17:30 mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Peshën kryesore do ta ketë fjalimi i kryetarit të partisë, njëherësh kryeministër Edi Rama, i cili do të marrë disa vendime për sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Pritet që Rama të vendosë se kush do ta drejtojë grupin parlamentar të PS, pas emërimit si ministër i punëve të brendshme të Taulant Ballës.

Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse.

Latest articles

Related articles