Pse Gazi po ikën te Saliu? – REDAKSIONALE

Fjalia “bashkimi i të gjithëve demokratëve” duke pasur në mendje bashkim me klanin Berisha, ose është lojë me hile, ose është naivitet ekstrem.

Klani Berisha nuk ka dhënë asnjë shenjë për bashkim me PD.

Sali Berisha u degjenerua me 14 maj, humbi në Shkodër, në Tropojë, në Kamëz, në Kukës, por askush nga deputetët apo kandidatët, nuk ju rebelua. Askush nuk i kërkoi të largohet i t’i hapë rrugë ndonjë bashkimi. I ka të gjithë si repart ushtarak, në rresht.

Prandaj pyetja është, kush ju ka thënë zotërinjve të nderuar deputetë se klani Berisha kërkojnë bashkim? Ku e kanë dëgjuar ata, sepse në publik nuk ekziston asnjë deklaratë e tyre ku të kërkohet bashkim në PD?

Nëse ata do të kishin shprehur publikisht nevojën për bashkim në PD, kjo edhe mund të diskutohej si temë. Por përderisa ska asnjë shenjë, ka vetëm thirrje për tu bashkuar rreth Sali Berishës, këtu ska temë për tu diskutuar.

Nëse duan bashkim por me kusht, pa Lulzim Bashën, ky quhet poshtërim i PD. Jo se Basha është PD, sepse nuk është, por se nuk mundet klani Berisha, klan anti-amerikan e anti-demokrat i cili më mirë preferon të forcojë LSI-në sesa PD-në, t’i vendosë kusht PD-së dhe t’i përcaktojë asaj se kush zgjidhet e kush nuk zgjidhet kryetar.

Nuk është çështje e klanit Berisha se kë zgjedh kryetar Partia Demokratike. Klani Berisha janë të përjashtuar nga PD me vendim të kryesisë me 11 janar 2022, për dhunë kundër selisë.

Nëse Gazi me shokë pretendojnë se mund ta shantazhojnë PD me “armët” e Sali Berishës, kanë llogaritur gabim. Partinë e drejton kryesia e saj, sipas statutit, sipas ligjit, sipas rregullave. Nuk ju pëlqen si vendos kryesia? Mund të mos ju pëlqejë por janë të detyruar të respektojnë vendimet e saj. Nuk kanë fuqi t’i imponohen arbitrarisht.

Nëse mendojnë se kërcënimi me ikje te Sali Berisha mund tju shërbejë për të rinegociuar karrierën me Lulzim Bashën, gabojnë rëndë. Nëse mendojnë se Sali Berisha ju garanton karrierën, përsëri gabojnë pasi Sali Berisha nuk garandon dot karrierën e tij.

Latest articles

Related articles