Beteja për vulën e renegatëve, shërbimi i fundit për Katovicën!

spot_img
Advertisements

NGA AZGAN HAKLAJ

Vjeshta politike, dimri siberian për trekëndëshin e Bermudës po vjen!

E gjithë media është investuar në një debat periferik dhe jo për thelbin e zhvillimeve brenda PD, duke u kushtuar vëmendje veprimeve e dekleratave të individëve “opozitarë”, të cilët nuk kanë asnjë tagër ligjor dhe moral përfaqësimi, përkundrazi i përkasin serisë së anonimëve përfitues.

Si demokrat qëndrestar me bindje e veprimtari deri në sublimitet, nuk denjoj ti përmend as ti anatemoj, shërbëtorët e fundit të kryeshërbëtorit të Katovicës.

Demoktatë e demokrate të Shqipërisë:
Një gjë ju them si mesazh njerëzor e jo si promemorie, por si një realitet i prekshëm, se kjo vjeshtë politike do të jetë dimri siberian për Trekëndëshin e Bermudës!

Grupi “Për bashkim me Sali Berishën”, apo “Covidi Bardhi”, (Mblidhen online sikur jemi ende të izoluar si në kohën e Pandemisë), është shërbimi i fundit që po i kryejnë misionit malinj të Berishës dhe triumviratit, por do të dështojnë me turp.

Ata u dekonspiruan dhe u vetë demaskuan si njerëzit e heshtur që kanë punuar nën rrogoz, duke krijuar situata të rënda, jo vetëm për Lulzim Bashën e PD-në, por dhe për gjithë vendin, duke çimentuar për interesa meskine një regjim kleptokrat.
Por po ju them kujdes!

Sot siç po e shihni as Katovica, as mercenarët “dy leksh”, as ish- agjentët e paguar, të kompromentuar e të dekonspiruar të FBI-së, nuk mund të prishin investimin euroatlantik në Shqipëri dhe miqësinë me aleatin strategjik, SHBA-në.

Ai investim që do të jetësohet pas 29-të korrikut është me emer të përveçëm:
Lulzim Basha dhe PD-ja.
Kush mendon e vepron ndryshe ose është i shitur e misionarë, ose mediokër dhe i pafarë.
Më dt. 30 korrik, PD-ja do të fillojë pastrimin nga skoriet, kuislingët e renegatët.

Demokratët do të çlirohen nga”bunkeri” i Fazlliçit, do të çlirohen nga kthetrat e komunizmit dhe berishizmit e të mercenarëve të diktaturës, bashkëpunëtorëve të sigurimit famëkeq dhe do rikthehen krenar në shtepinë e tyre, ndërsa “non gratat” do paguajnë avokatët për të vonuar procedurat e ekstradimit!

Zgjedhjet e dt. 23 korrik në Rrogozhinë ishin dëshmi jo vetëm e manipulimit shtetëror të cilit po i jep frymë çeta e “non gratës”, por edhe e dëshpërimit dhe e mungesës së shpresës që mbolli Foltorja.
Kjo situatë nuk mund të zgjasë.

Pas dt. 29 korrik, opozita dhe opozitarizmi të pastruara me një kirurgji të thellë duke shkulur metastazat, do shpërfaqen fuqishëm për të rikuperuar kohën e grabitur nga ata që po i bëjnë shërbimin e fundit në prag vdekje Katovicës.

Latest articles

Related articles