Portali i gazetarit, Baton Haxhiu këmbëngul se Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga pozita e ministres së Financave dhe Ekonomisë.
AP shkruan se edhe pse Ibrahimaj publikisht nuk e pranon, e as eprori i saj, kryeministri Edi Rama, në një “Jo” të thatë për mediat, kur pyetën lidhur me çështjen.
Shkarkohet ministrja, Delina Ibrahimaj!
Vetë ministrja i komentoi si thashetheme vere lajmet e qarkulluara rreth shkarkimit të saj.
“Janë thashetheme vere, nuk jam shkarkuar as kam dhënë dorëheqjen”, tha ajo nën trysninë e gazetarëve.
Pavarësisht këtij komenti të ministres, Albanian Post i qëndron raportimit se ajo është shkarkuar nga detyra, te cilën e ushtronte prej dy vitesh.
Ironia e Manjanit: Më shpejt marrim vesh kë do arrestojë SPAK, se kush ministër do shkarkohet
Madje AP ditën e nesërme të 27 korrikut do të sjellë detaje të reja rreth shkarkimit dhe konfliktit mes vetë ministres dhe zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.