Andoni: Gjërat në PS nuk janë mirë, s’do jetë larg dita e shkërmoqjes

Analisti Ben Andoni, ndryshimet e ndodhura gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku në vend të Damian Gjiknurit u vendos Blendi Klosi si sekretar i përgjithshëm dhe rokadën ku Bledi Cuçi i zuri vendin Taulant Ballës, si kreu i grupit parlamentar, i cilëson si strukturim të Edi Ramës.

Referuar largimit nga pozicioni të Damian Gjiknurit, në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, Andoni tha se Edi Rama synon që të mbajë pak larg njerëzit që janë pak të përfolur dhe mund të përfliten.

Sipas tij, kjo tregon realisht se Partia Socialiste po merret me atë që mund të përballet në të ardhmen.

Nga ana tjetër ai shtoi se Bledi Çuçi për shkak të së shkuarës dhe natyrës së tij, nuk përshtatet shumë me pozicionin e kreut të grupit parlamentar, duke hequr paralele me Taulant Ballën, sa i takon protagonizmit.

“E shoh si një qasje apo një lloj zbutje si para një stuhie që pret Partinë Socialiste. Asambleja e mbajtur mbyllur dhe larg medias për gjëra kaq të vogla, përmes këtij hermetizimi është dashur të tregojë se gjërat janë mirë, por gjërat nuk janë aspak mirë.

Së fundmi ishte zëri i zotit Petro Koçi që u largua si nënkryetar i Komisionit të Edukimit, pasi nuk e kishte mbështetjen e anëtarëve të komisionit.

Duket se PS do të marrë pak frymë dhe besoj se ndryshimet e vërteta do të ndodhen pas vjeshtës.

Zoti Rama përpiqet që të mbajë shumë periudha pezull, këtë kohë Partia Socialiste ka qenë më shumë e përmendur për problemet e zotit Ahmetaj dhe problemin shumë të madh që lidhet me mbetjen e inceneratorëve.

Ka pasur shumë pak vend për arritjet e PS në këto dy vite. Rama me shmangien e mea culpës që ka bërë vazhdimisht në një farë mënyre ka penalizuar veten.

Në mbledhjen informale të qeverisë pas dy ditësh nuk pres ndonjë gjë të madhe, se ndryshimet e mëdha ndodhin në mbledhjet e rregullta. Duket që gjërat nuk janë mirë në kampin socialist.

Nuk do jetë e largët dita që Partia Socialiste do shkërmoqet dhe përplasjet do të jenë shumë më të frikshme se PD.

Përhapja e një lajmi të tillë për ministren e Financave qoftë dhe për diversion, tregon që në këtë enturazh ka probleme të brendshme.

Duket se po punohet për një emër të ri në këtë ministri. Duket se zonja Ibrahimaj nuk e ka kaq të sigurtë vendin e ministres”.

Ndërsa si njerëz të afërt me Edi Ramën, përmendi Taulant Ballën, Bledi Klosin, Bledi Cuçit, të cilët i cilësoi si “të bindurit” e tij.

Latest articles

Related articles