Sali Berisha do e hajë Vulën e PD – REDAKSIONALE

Omer Stringa citohet të jetë shprehur se Sali Berisha është gati ta hajë ta gëlltisë vulën e PD vetëm që të mos ja marrin.

Kuptohet, bën sens, pasi me atë Vulë Sali Berisha ua ka shtypur kokat grupeve rivale në parti. Duke nisur prej tek grupi i mocionistëve në 1993, duke kaluar tek PDR e Pollos e tek Grupi i Bamirit, për të përfunduar tek grupi i Sokol Olldashit.

Ua ka shtypur kokat me Vulë, duke i ndërtuar proceset sipas interesit të tij, duke e populluar partinë me militantët e tij me qëllim për ta blinduar.

Bibla thotë se kush jeton nga shpata, prej shpatës do të vdesë. Sot ka ardhur koha që me atë Vulë që Sali Berisha ju shtypte kokat të tjerëve, me atë Vulë po ja shtypin kokën.

Ai etiketoi Lulzim Bashën si “Lulzim Vula” pikërisht prej kompleksit e frustrimit të tmerrshëm që ai ka kundrejt Vulës. Pa Vulë, në ato kohë të foltores, ai ndihej i vetmuar, si u paarmatosur, ëndërronte me përdëllim të kishte Vulën, t’i përjashtonte të gjithë brenda 24 orëve dhe të binte rehat, siç ra rehat me mocionistët, me Cekën, Imamin, Zogajn, me Pollon, Bamir Topin e Sokol Olldashin.

Vula është diçka të cilën Sali Berisha e ëndërron dhe e dëshron tmerrësisht shumë por ketë dëshirë e konsumon në fshehtësi. Për të mos u zbuluar se ai dashuron Vulën, etiketon të tjerët si “vula”.

Prandaj kryesia e PD, nga meraku se Sali Berisha do e gjejë e do e gëlltisë në stomak Vulën, ka marrë vendim për ta siguruar mirë Vulën e Partisë.

Latest articles

Related articles