I kanë humbur reflekset, Berisha lexon në konferencë postimin e Luçiano Boçi


I dërrmuar nga humbja dramatike në Rrogozhinë ku angazhoi gjithçka, Sali Berisha ka dalë në konferencë për mediat për të mos njohur humbjen e zgjedhjeve.

Ai ka lexuar një postim të ish-kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi, sikur të ishte e vetja, duke përdorur fraza dhe fjali si ““zgjedhjet kanë vdekur!”, “kalbur” etj. Merreni lexoni të dy fjalimet dhe do shikoni të njëjtën gjë. Asgjë bio, asnjë përgjegjësi, asnjë dorëheqje. Vetëm skema me sabotarorë e besprema.

Prej kohësh Sali Berisha ka humbur reflekset politike dhe kapet pas fijeve të barit për të mbijetuar në politkë. I ashtuquajturi njeriu i revolucioneve dhe shesheve flet për protesta imagjinare që do të rikthejnë votën e lirë. Humbje pas humbje, Sali Berisha ka mbetur pa fabul dhe është rikthyer tek teknologjia politike e viteve 2000, me konferenca në orën 12.00 si për të thënë kam dalë në punë.

Latest articles

Related articles