Çfarë po e tremb Sali Berishën në PD? – REDAKSIONALE

Sali Berisha ka vetëm një qëllim, ta mbajë PD-në jofunksionale, sa më gjatë e sa më thellësisht. Duke qenëse nuk mundi ta grabisë legalisht me forcën e korrupsionit të tij në Gjykatën e Apelit sepse u imponua Juri Kim, ai mendon, të paktën ta mbaj jofunksionale. Të mos funksionojë, të jetë në rrëmujë e luftë të brendshme.

Vetëm duke qenë PD jofunksionale, Sali Berisha arrin të mbetet i vetmi personazh me mikrofon i cili komenton zhvillimet e ditës në emër të demokratëve. Nëse është edhe dikush tjetër, Sali Berisha mbaron edhe më keq se sa ka mbaruar.

Sali Berishës i prish shumë punë nëse PD ka kryetar, rinovon forumet dhe nis e funksionon. Sepse së pari media do të jetë e detyruar sipas ligjit t’i referohet si “kryetari i PD, z. Lulzim Basha”, e sdo të ketë më “kryetari i PD Sali Berisha”, siç shqiptonte media e biznesmenëve të pasuruar me tenderat e Sali Berishës.

PD e trembi Sali Berishën me 14 maj 2023, sepse pa kryetar e pa fushatë, ajo mori 124 mandate në Këshillat Bashkiakë. Pra u testua se PD mundet dhe ka bazament për të funksionuar pa Sali Berishën. Atë, ky realitet e tmerron pasi gjatë gjithë jetës, ai ka investuar që PD të mos mundet të funksionojë pa Sali Berishën.

Atë e egërson fakti se kryetari i pas 29 korrikut z.Basha, do të ftohet në studiot televizive si kryetar i PD.

Atë e egërson fakti se të huajt, amerikanët dhe europianët në Shqipëri, do të takojnë Lulzim Bashën si kryetar të PD.

Atë e egërson fakti se njerëzit, biznesmenët, profesionistët, populli, do nisin t’i shohin interesat me Lulzim Bashën si kryetar i PD.

Sepse pas datës 14 maj 2023, kur humbi Tropojë, Kukës, Shkodër e Kamëz, të gjithë e kanë kuptuar se Sali Berisha është i mbaruar. Të gjithë e dinë tashmë se Sali Berisha sdo jetë kurrë më asgjë, sdo ketë as pushtet e as ndikim, askund.

Prandaj ai ka trokitur në dyert e të gjithë “borxhlinjve”, atyre që janë borxh te Sali Berisha sepse ai iu ka falur para, karriera, prona, famë. U kërkon t’i shërbejnë deri në fund për ta mbajtur Partinë Demokratike jofunksionale.

Nuk i intereson të fitojë vetë pasi e di se nuk do fitojë kurrë. Thjesht synon që PD të mos funksionojë.

Latest articles

Related articles