Av. Logu: Deputetët që refuzuan procesin për zgjedhjen e kryetarit të PD, kanë zero influencë në zonat e tyre

Avokati Besart Logu, rezultatin në zgjedhjet e pjesshme të së dielës në Rrogozhinë, ku fitoi kandidati socialist Edison Memolla, e cilëson si të pritshëm.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se në zgjedhjet e pjesshme dhe ato të parakohshme lokale, në të gjitha rastet është vënë re që vota orientohet drejt partisë në pushtet.

Sipas tij, ky është rast kur qytetarët refuzuan sërish dyshen Berisha-Meta.

“Në Rrogozhinë ka pasur një dakordësi opozitare, edhe pse jo një përfshirje të PD-së zyrtare në atë parti, por sërish kandidati përfaqësonte koalicionin “Bashkë Fitojnë” dhe dyshen Berisha-Meta.

PD zyrtare vendosi të dalë me kandidim të pjesshëm dhe kjo çorientoi votën opozitare. Për më tepër kemi mos dalje në zgjedhje të 250 mijë votave të djathta.”

Logu shtoi se Partia Demokratike e ka jetike dhe në kufijtë e ekzistencës së saj të ketë një kryetar partie dhe këtë e tregoi rezultati i 14 majit dhe kaosi i PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Në këtë linjë tha se demokratët provuan sërish rikthimin e Sali Berisha dhe koalicionin mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë dhe rezultoi se nuk ishte fitues.

Sot Basha rikthehet pas një akti të paprecedentë që rigjeneroi PD që ishte vendimi i 9 shtatorit 2021.

Basha ka meritën se nisi procesin dhe është drejt mbylljes së deberishizimit të PD dhe sot është fakt që Berisha ka zero influencë.

Deputetët aktual që refuzuan procesin për zgjedhjen e kryetarit të partisë, kanë zero influencë në zonat e tyre.

Takimet e zotit Basha sot janë takim me strukturat gjysmake të PD, se lidershipi i kohës për një vit e gjysmë, nuk tentuan të bëjnë zëvendësimin.

Koha tregoi se në shërbim të kujt kanë punuar. Sot kemi takime të Bashës me një strukturë gjysmake ku ka mbetur PD dhe me ndjekësit e tij që do e ndjekin me çdo kosto Bashën.

Sot kemi një Lulzim Bashë tjetër, pa ndikim në drejtimin e Partisë Demokratike dhe pa kërcënimin e ndërkombëtarëve se PD do të shpallet organizatë terroriste“.

Latest articles

Related articles