Xhaxhai ankohet për diktaturën e nipit Fuga

Akademiku Artan Myqerem Fuga duke iu referuar votimit të disa projektligjeve në Parlament, mes të cilit edhe atij për mandatin e Skënder Gjinushit, shprehet se vendi i ngjan një pylli ku egërsirat më forta hanë çfarë gjejnë përpara.

Statusi i Fugës

Slogani fatkeq: Asgjë me ligj, çdo gjë me votë!

është udhërrëfyes për neodiktaturat!

I shkon një bande keqbërësish ku kush ka më shumë ndjekës bëhet kapo-bandë,

i shkon një shoqërie si Serbia e Millosheviçit ku kombi me shumicë dhunonte, masakronte, kombe më të pakët në numër si shqiptarët,

i shkon një grupi të çmendurish që nuk duan ligj, por vetëm larje hesapesh mes tyre, kafshim me dhëmbë, çjerrje me thonjë, goditje me raketa pingpongu,

i shkon një pushteti diktatorial alla Putin ku pasi Kapua merr si i merr zgjedhjet, dhunon gjithkënd për të marrë më shumë vota dhe dhunuar të drejtat dhe liritë e njeriut,

i ngjan një pylli ku egërsirat më të forta hanë çfarë gjejnë përpara, është ligj i xhunglës dhe i botës së kafshëve,

vlen për popuj barbarë,

por, jo për shoqëri të kulturuara, për agjenci që ndërtohen për parime dhe vlera demokratike!

Të shpëtojë kush të mundet!

Latest articles

Related articles