Në Shqipëri ka më shumë deputetë se sa kryetarë Bashkie. Disa mendime si te ri-organizojmë shtetin

Nga Vella Shkumbini

Jane gjithsej 140 deputete, me shume se dyfishi i kryetareve te bashkive qe jane 61.

Ne kemi dhe kabinetin qeveritar po aq te madh ne numer, 61 pushtetare ndermjet Kryeministra, Ministra, zevendesa dhe ministra shteti. I numeroj te gjitha keta sepse edhe nje zv.ministri i delegohen funksione ne nje fushe te caktuar veprimtarie ne nivel kombetar. Pra eshte goxha i rendesishem.

Ne nje shtet, zakonisht numri i perfaqesuesve ne legjislativ, por dhe numri i kabinetit qeveritar eshte shume here me i vogel se sa numri i kryetareve te bashkive (dhe komunave).

Edhe ne Shqiperi, ne kohen e komunave dhe minibashkive, numri i kryetareve te pushtetit lokal, pra i atyre qe zgjidhen dhe administrojne komunitetet ishte shume here me i madh se ai i deputeteve dhe kabinetit qeveritar.

Sot jemi para faktit qe kryetar bashkie eshte dhe ai qe zgjidhet nga 10 mije banore dhe ai qe zgjidhet nga 500 mije banore. Pra e zeme qe je banor i Tiranes, pesha jote ne zgjedhjen e kryetarit te bashkise eshte 50 here me e vogel se nje banor i bashkise Himare.

Pra jemi perballe nje pabarazie shume te madhe. Le ta themi, nje qytetar Tirane e ka 50 here me te veshtire qe te degjohet se sa nje qytetar i Himares.

Nderkohe pushteti qe ka kryetari i bashkise eshte i madh, goxha i madh, sepse administron perditshmerine tone.

Kryetari i Bashkise se bashku me Keshillin Bashkiak administrojne deri dhe leje e licenca qe kane interes kombetar. Le te mendojme psh per lejet e ndertimit ne bregdet, apo ne kryeqytet, apo dhe veprimtari te tjera qe kane te bejne me pasuri kombetare.

Vota e disa mijera votuesve ne Himare sot ka ne dore zhvillimin e pjeses me me vlere te bregdetit tone jugor, qe eshte pasuri kombetare, per te cilen eshte sakrifikuar brez pas brezi per ta ruajtur, nga Vermoshi deri ne Konispol.

Shteti qendror duhet ta kete parasysh kete per sa i perket ekuilibrit zhvillimor ne nivel kombetar qe fillon dhe me dhenien e autonomive disa komuniteteve lokale.

Keshtu nese komuniteti lokal i Kukesit, ka sakrifikuar qytetin dhe tokat e vjetra qe te ndertohej nje hidrocentral qe ka furnizuar me energji shtepite, spitalet e hotelet e Himares dhe gjithe Shqiperise, ketij komuniteti (pra te Kukesit) pushteti qendror duhet t’i riktheje vemendje dhe zhvillim. Kjo mund te vije vetem nga taksat e vjelura ne Himare e Tirane.

Edhe fakti qe sot ne Tirane toka kushton kaq shtrenjte dhe eshte perqendruar gjithe ekonomia e vendit, nuk vjen vetem si pasoje e merites se komunitetit tirans, por dhe sepse shteti qendror ka investuar per te sjelle institucione, infrastrukture, ka krijuar lehtesira, ne menyre qe njerezit te vine te jetojne ketu dhe te punojne e krijojne prosperitet.

Prandaj dhe nje pjese e mire e taksave lokale te Bashkise Tirane duhet t’i rikthehen qyteteve te tjera. Sepse komuniteti i Tiranes, si ai i Himares, jeton edhe nga djersa dhe mundi i pjeses tjeter te Shqiperise.

Ndryshimi i vetem mes ketyre dy komuniteteve eshte se ai i Tiranes nuk ka peshe vote ne zgjedhjen e kryetarit te vet, pra 50 here me pak se ai i Himares.

Deputetet dhe ministrat/zvministrat tashme duken te panevojshem dhe te pafuqishem para kryetareve te Bashkive.

Pra, une mendoj se vendit tone i ka humbur ekuilibri ne qeverisjen e tij.

Atehere si i behet?

Bashkite dhe Parlamenti duhen rimenduar.

Per shembull:

1. Nuk ka pse te kemi me shume se sa 100 deputete ne Parlament.
2. Na duhet nje dhome e larte prej 30-40 personash ne formen e Senatit.
3. Bashkite te rimendohen per te pasur rreth 30-40 ne total;
4. 300+ drejtuesit e njesive administrative duhen zgjedhur direkt nga qytetaret.
5. Nje minister/perfaqesues fuqiplote per zonen Durana-Elbasan;
6. Nje minister/perfaqesues fuqiplote per zhvillimin nderkufitar.

T’i shpjegoj pak me shume:

Parlamenti ka nevoje te jete me i vogel qe deputetet te kene me shume peshe politike dhe nderveprimi me Qeverine te jete me praktik dhe i ekuilibruar.

Nga ana tjeter ka nevoje per nje dhome te larte qe t’i jape balance sistemit legjislativ. Une nuk mendoj se duhet te jete nje bikameralizem perfekt, por per disa ceshtje duhet te kete dakortesi nga te dyja dhomat.

Dhoma e larte mund te perbehet nga 30-40 kryetaret e zgjedhur te bashkive. Kjo dhome mund te kete nje marredhenie te vecante me Presidentin e Republikes si garant i unitetit kombetar, qe do vazhdoje te zgjidhet nga Parlamenti.

Kryetaret e Bashkive sebashku me Keshillin Bashkiak duhet te kene nje rol me politikberes, nderkohe qe administrimi t’i lihet drejtuesve te njesive administrative qe do zgjidhen direkt nga vota e komunitetit.

Ministrin/perfaqesuesin fuqiplote per zhvillimin e zones Durana-Elbasan e shoh te domosdoshem per krijimin e nje zone te lire ekonomike qe do sherbeje si nje zone tranzicioni ne Mesdhe ndermjet ekonomive perendimore dhe lindore, por sidomos si nje platforme rritjeje ne Evrope per kompanite Amerikane.

Ministrin/perfaqesuesin fuqiplote per zhvillimin nderkufitar e shoh te domosdoshem per zhvillimin e komuniteteve kufitare dhe integrimin rajonal. Komunitetet nderkufitare brenda dhe jashte kufirit shqiptar ndajne te njejten kulture dhe prandaj duhen medeomos, per te garantuar prosperitet dhe paqe per gjithe rajonin. Integrimi i vertete mes vendesh ndodh kur kufijte e tyre jane te lulezuar dhe te gjalle.

Disa ceshtje te tjera qe lidhen me ekuilibrim ndermjet pushtetit lokal dhe atij qendror, si dhe ndermjet balances se pushtetit qe kane komunitetet dhe pushtetet legjislative, te drejtesise, apo funksioneve te shtetit, si rendi publik.

Une jam i mendimit qe gjykatat, prokurorite dhe forcat e policimit duhet te jene me llogaridhenese ndaj pushtetit lokal, pra komuniteteve.

Keshtu une mendoj se gjyqtaret, prokuroret e rretheve duhet te zgjidhen nga kjo dhome e larte e perfaqesuar nga kryetaret e bashkive. Ne fund te fundit komunitetet lokale jane ato qe gezojne apo vuajne pasojat e punes se sistemit te drejtesise. Per sa i perket gjykates se larte dhe kushtetuese, ato mund te vazhdojne zgjidhen nga Parlamenti.

Funksione te policimit duhet ti kalojne edhe me shume bashkive, por drejtori i policise lokale nuk duhet te zgjidhet nga Kryetari, por te zgjidhet nga Keshilli Bashkiak dhe miratohet nga drejtuesit e njesive administrative.

Shpresoj qe me kete shenim te hap nje debat dhe vleresoj pa mase komentet e mundshme.

Latest articles

Related articles