Cilësohej si ‘spiuni’ i Putin, milioneri rus gjendet i pajetë

RUSI- Një milioner rus i identifikuar me emrin Anton Cherepennikov, 40 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij. Cherepennikov, një figurë kyçe në operacionin spiun të Putinit u gjend pa shenje jete në banesën e tij në Moskë.

Shkaku i vdekjes së tij sipas mediave ruse ishte “arrest kardiak” pavarësisht se nuk kishte asnjë njoftim zyrtar lidhur me rastin apo ekspertizë, shkruajnë mediat e huaja.

Cherepennikov shihej si një figurë e keqe në mesin e elitës ruse. Ai ishte pronar i shumicës së sistemeve për përgjimin e telefonave dhe ruajtjen e trafikut të internetit në Rusi.

Kompania e tij u shërben strukturave ruse të zbatimit të ligjit dhe, sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, është përdorur nga FSB, shërbimet federale të sigurisë, për të kryer përgjime të civilëve në të gjithë vendin.

Latest articles

Related articles