“Shpërndanin drogë në plazh e lokale nate” – Goditet grupi kriminal i armatosur në Vlorë

Polica bën me dije se në kuadër të operacionit janë vënë në pranga 4 persona, të identifikuar si Erlind Gjini 37 vjeç, banues në Fier, Mariglen Dhimogjini, 41 vjeç, banues në Vuno, Geri Beka 28-vjeç, banues në Tiranë dhe Mikela Zenunaj 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

Po ashtu gjatë kontrollit në çadrat e fjetjes së këtyre shtetasve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri, radio si të policisë, rreth 600 doza lëndë narkotike, municion luftarak, armë të ftohta e një automjet fuoristradë të markës “Toyota”, që përdorej nga ky grup për të shpërndarë lëndën narkotike.

Të katër shtetasit e vënë në pranga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike tek pushuesit dhe turistët, që frekuentonin gjirin e Gjipesë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Latest articles

Related articles