Të fshehtat e Mondit dhe Gazit

Mondi Spaho, “presori” i Sali Berishës që Lulzim Basha e mbajti si centro tavoline për 8 vite si nënkryetar i PD i ka bërë share një lajmi, me titull “Gaz Bardhi: Di ca të fshehta, por spo i them tani…”, duke i komentuar se edhe ai dinte ca fshehta por nuk ia lejonte morali. E keni parasysh çfarë thuhet për moralin e Mondit kohët e fundit…

Është i njëjti Mond Spaho që ngrinte dolli e shëndete për Lulzim Bashën me katundarët e Belshit e periferive të Elbasanit…

Do ishte mirë që Gaz Bardhi, Mond Spaho dhe të tjerë që dinë sekrete të Lulzim Bashës të dalin ti thonë. Të dalin të gjitha sekretet e Bashës në PD. Në manualin e FBI për profilizimim e njerëzve ka 3 momente: jeta publike, jeta private dhe jeta sekrete.

Mondi, Gazi, Edi kanë qenë aq lart në kupolën e PD për gjithë këto vite dhe demokratët i kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës dhe është mirë të na i thonë këto të vërtetat.

E vërteta do ti bëjë të lirë më pas edhe Mondi Spahon, edhe Gaz Bardhin, edhe Edi Palokën, edhe të tjerët sepse për të vërteta kanë nevojë demokratët dhe qytetarët.

Se për rrena kemi Sali Berishën ne. Rrenacakun, mashtruesin, trilluesin dhe shpifësin më të madh që ka pasur Shqipëria në 100 vitet e fundit.

Latest articles

Related articles