SPAK për milionat e lobimit – lIir Metaj është pyetur për 1 orë e 40 minuta!

Gazetari Arsen Rusta ka deklaruar për MCN Live se Petrit Vasili ndodhet në SPAK prej afro 60 minutash. Ai është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat në lidhje me hetimin për lobimin e LSI në SHBA.

Rusta bën me dije se më herë në SPAK ka qenë dhe Ilir Meta ku është pyetur për afro 1 orë e 40 minuta.

“Prej 60 minutash Petrit Vasili ndodhet në SPAK. Me Kërkesë të prokurorit Sotir Kllapi ai është paraqitur sot në orën 10:00 në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për të dhënë deklarime. SPAK po heton Ilir Metën sa i përket aferës së lobimit të SHBA për disa kontakte me zyrat e lobimit por edhe me kongresmenë dhe politikanë.

Është një hetim i nisur pas denoncimeve të Halit Valterit, ndaj LSI, PL, Metës, Kryemadhit dhe funksionarë. Meta ka qenë më herët këtu është pyetur për afro 1 orë 40 minuta”, tha Rusta

Latest articles

Related articles