PD zgjedh kryetarin e ri | Endri Hasa: Demokratët do të nisin ringritjen…

Sekretari për organizimin digjital të Partisë Demokratike Endri Hasa ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë demokratike dhe për atë që pritet të ndodh në partinë demokratike.

Ai tha se pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demorkatike në zgjedhjet që do të mbahen në datë 29 korrik, do të fillojë menjëherë ringritja e çdo strukture e Partisë Demokratike, ndërsa është menduar që në shtator do mbahet edhe mbledhja e Kuvendit Kombëtar, për të realizuar kështu ringritjen e forcës opozitare më të madhe në Shqipëri.

“Pas një periudhe të gjatë ku ne nuk kemi funksionuar si forcë politike, një periudhë e gjatë dhe problematike, pas dy viteve vështirësi.

Ka pasur një rritje të frymës mes demokratëve për atë që është ringritja e Partisë Demokratike sepse ajo që kemi marrë në vendimmarrjen e kryesisë, është rifillimi i menjëhershëm i procesit të brendshëm dhe ringritja e çdo strukture të Partisë Demokratike duke filluar nga zgjedhja e kryetarit të partisë në datë 29, duke vijuar me struktura të tjera.

Kryesia që në mbledhjen e qershorit ka parashikuar mbledhjen e kuvendit kombëtar në shtator për të vijuar me hapa të mëtejshëm për një strukturim të plotë dhe për ta nxjerrë më në fund Partinë demokratike nga ky ngërç i madh gati dy vjeçar”,-tha ai.

Latest articles

Related articles