Lajmëroni Flamur Nokën se po vjen Gaz Bardhi

Sali Berisha, kreu i një fraksioni të palegalizuar të Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Gaz Bardhit ti bashkohet Foltores. E fton jo si Sekretar i Përgjithshëm i PD apo si Kreu i Grupit Parlamentar të PD por si Gaz Bardhi sepse Sekretar të Përgjithshëm imagjinar ka Flamur Nokën dhe Kryetar grupi parlamentar ka Luçiano Boçin, i cili nuk dihet çfarë detyrë i kanë dhënë në seksionin e imagjinatës së Partisë.

Gaz Bardhi si Gaz Bardhi mund të shkojë kudo edhe tek Edi Rama nëse do, por jo si Sekretari i përgjithshëm i PD apo kreu i Grupit Parlamentar të PD.

Flamur Noka duhet ti flasë Dr. Berishës se këto ftesa kështu për “Alibardhët” “Gazkat”, “Jorkat”, “Bardhat”, “Shoqata Basha-Bardhi” janë thyerje e vijës së Partisë.

Luçiano Boçi duhet të flasë Dr. Berishës se është ai Kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit sepse as ka dhënë dorëheqjen e as e kanë shkarkuar.

Latest articles

Related articles