I nxehti mbush pediatrinë – Mbi 150 urgjenca në ditë, fëmijët me virozë dhe alergji

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë mbipopulluar urgjencën e pediatrisë në Tiranë ku çdo ditë vizitohen mbi 150 fëmijë, kryesisht me virozë e alergji. Mjekët këshillojnë prindërit që tu japin sa më shumë ujë fëmijëve për ti mbajtur të hidratuar.

mjeku pediatër Bektash Mandri konfirmoi se në qarkullim prej disa muajsh tashmë ëhstë dhe virusi ‘gojë, duar, këmbë’ dhe kur fëmijët shfaqin këto simptoma dhe temperaturë të lartë duhet që prindërit ti drejtohen shërbimit pediatrik.

Ai tha se grupmnosha që paraqiten më tepër janë ajo nga 1-7 vjeç ndërsa këshilloi prindërit që të shmangin lëngjet me ngjyrues për fëmijët dhe ti japin sa më shumë ujë.

“Sa i përket numrit të pacientëve nuk ka pasur ndonjë fluks të lartë mesatarisht gati te 20 vizita dita, sot ka qenë një ditë më e qetë. Nuk e di si është gjendja në QSUT sepse qytetarët shqiptarë drejtohen më shumë atje. Sa i përket klinikës ka raste jo të shumta me diarre, të vjella, temperaturë e lartë që përgjithësisht janë virozat e stinës, por nuk ka fluks të lartë, më shumë ka infeksione të grykëve, virusi gojë duar këmbë që ka gati 4 muaj që është në qarkullim që shfaqet në formën e flluskave me ujë. Veçantia e këtyre rasteve është që prindërit duhet ti mbajnë në shtëpi ditët që kanë temperatura të larta. Temperatura është 37-38, ndërsa kur kemi mbivendosje bakteriale kohëzgjatja e temperaturës rritet dhe është e vështirë që të kontrollohet në banesë”.

Sa i përket fluksit dhe numrit të lartë që një mjek duhet të vizitojë, ai u shpreh se ‘ne jemi mjek që punojmë në Shqipëri dhe jemi mësuar me këtë fluks’.

“Ne përqendrohemi te problematika që ka fëmija dhe jo me këshillimin e fëmijës. Sa i përket veshjeve për fëmiëjht në këto diutë të nxehta duhen të pambukta, momenti i përshtatshëm për ti nxjerr është 8-10 dhe pas orës 5 pasdite. Duhet të ajrosen shtëpitë në mëngjes, konsumoni lëngje kryesisht ujë. Sa i përket pijeve, ngjyruesit ushqimore janë shumë të dëmshëm, japin hipertension dhe është pak e vështirë për tu kapur si diagnozë. Grupmosha mesatare që paraqiten gjatë kësaj kohe është nga 1-7 vjeç. Një fëmijë që ka të përziera dhe të vjella duhet ti drejtohet mjekut. Prindërit duhet ti japin lëngje fëmijëve. Përveç kësaj, prindërit me fëmijë me këtë klinikë duhet ta drg te mjeku sepse janë diagnoza që fëmijën e çon në dehidrim dhe nëse kjo ndodh është e vështirë për ta kthyer në gjendjen fillestare. Fëmija duhet të konsumojë vazhdimisht lëngje sidomos ata fëmijë që djersitin dhe shumë, por gjithmonë duke shmangur pijet me sheqer”.

Latest articles

Related articles