CIA, Burns; Rebelimi i Wagner, Putin do të hakmerret me Prigozhin!

Drejtori i CIA-s, William Burns, pretendon se presidenti rus, Vladimir Putin, ndoshta është ende duke analizuar mundësitë se si të sillet me shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

“Rebelimi i Wagnerit ekspozoi dobësi të konsiderueshme në sistemin e pushtetit që ndërtoi Putin. Ai do t’i hakmerret Prigozhinit. Mendoj se ai ka qenë në Minsk kohët e fundit. Nuk jam i sigurt se ai ka ndonjë plan për të dalë në pension në periferi të Minskut, por ai kaloi kohë edhe në Rusi”, -tha Burns dje në Forumin e Sigurisë në Aspen, shkruan CNN.

Latest articles

Related articles