Zbardhet një ngjarje e rëndë në Lushnje, policia: Tre autorët me rrezikshmëri të lartë


Është zbardhur nga policia ngjarja kriminale e ndodhur në vitin 2019, në Lushnjë, ku u vra me armë zjarri një 40-vjeçari Besmir Hida.

Sipas policisë 3 autorët e vrasjes, janë shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Autorësia e kësaj ngjarjeje, sipas provave të mbledhura nga policia i atribuohet shtetasve, Orges Bilbili, Laert Haxhiu dhe Ardian Ahmetaj.

Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht i arrestuar në Greqi. Ky shtetas u arrestua në Janinë, në maj të këtij viti, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë;
Orgest Bilbili, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht ndodhet në IEVP Drenovë, Korçë. Ky shtetas është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ditën e djeshme, atij i është kominikuar masa e sigurisë, për vrasjen e ndodhur në vitin 2019.
Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg, në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Ky shtetas është dënuar në vitin 2021, me 11 vjet burgim, nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të shtetit grek.

Latest articles

Related articles