Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancën e sotme plenare pasi është në plazh, në jug të vendit. Kjo u bë e ditur gjatë seancës së sotme nga deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se Rama është në plazh në Dhërmi.
E pas kësaj deklarate kishte dhe komente nga ministrat. Bardhi iu drejtua ministrit Ulsi Manja duke i thënë se ai ishte personi që i kishte treguar vendndodhjen e Ramës.
‘Kryeministri është në plazh në Dhërmi. Më the ti o Ulsi. A më the ti që është Edi Rama në Dhërmi?’- thotë Bardhi.



