“Mos prangosni duart që shërojnë” – Seanca e fundit në Kuvend, studentët në protestë

Pas një sezoni të gjatë dhe me shumë zhvillime politike që kanë përfshirë edhe parlamentin, sot do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion.

Rendi i ditës parashikon raportimin e disa institucioneve për veprimtarinë e vitit të shkuar ndërsa pritet të kalojnë ligje që kanë hasur jo pak kundërshtime nga opozita.

Në seancë pritet të kalojnë disa projektligje të rëndësishme si ai për legalizimin e kanabisit dhe ligji për studentët e mjekësisë të cilët kanë nisur një protestë në dyert e ambienteve të parlamentit.

– Advertisement –

Me pankarta në duar studentët kundërshtojnë projektligjin e qeverisë për t’i detyruar të punojnë për një periudhë 5-vjeçare brenda vendit në mënyrë që të mund të pajisen me diplomën e shkollës së lartë.

“Duart që shërojnë nuk duhet të prangosen”, lexohet në një nga pankartat e studentëve.

Paralel me protestat, ata kërkuan përmes një shkrese zyrtare, të marrin pjesë në seancën plenare dhe të dëgjohen në Kuvend.

Latest articles

Related articles