Luiz Ejlli këngë të re për bashkëshorten “Kiara”

Regjisori Xhulian Shabani, me një status në Facebook ka treguar se si quhet kënga e re e Luiz Ejllit, teksa ai pritet që t’ia bëjë regjinë asaj.

Luiz Ejlli ka filluar sot xhirimet e këngës së tij më të re “Kiara” dhe këtë e ka bërë të ditur regjisori i kësaj kënge Xhulian Shabani.

Regjisori kumanovar me anë të një postimi në Facebook ka treguar edhe si quhet kënga e re e Luizit dhe sipas tij ajo quhet “Kiara.”

“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar fillimisht ai.

Tutje, Xhuluani ka treguar edhe pse pauzoi për pak kohë.

“Pauza e shkurtër në pjesën e showbizit ishte e nevojshme, por tani jam më gati se kurrë për të kthyer me fuqi të dyfishtë dhe me projekte mahnitëse. Një përshëndetje e veçantë për të gjithë ju nga Luiz Ejlli për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut më tha që ju don.”

Latest articles

Related articles