“Diçka është e kalbur në Shqipëri” – nga Fitim Zekthi

Nga Fitim Zekthi

Një nga metaforat më të bukura dhe më domethënëse për mjerimin e jetës politike dhe shqorore të një vendi është shprehja e famshme tek Hamleti : Diçka është kalbur në Danimarkë. Kjo është një frazë që e thotë Marcelius, një nga shoqëruesit e Hamletit I cili ndjek fantazmën e babait, mbretit të vrarë. Fantazma kërkon ti tregojë Hamletit diçka që në fakt është vrasja e shëmtuar e mbretit që vjen prej gjendjes tmerrësisht e rëndë politike dhe morale e vendit, gjendje e një koorpsioni të rëndë që çoi në këtë krim të neveritshëm. Për shumë studiues kjo frazë tregon kalbëzim të sistemit politik, tregon sëmundje të rëndë të politikës dhe vendimarrjes politike, tregon lëngatë të madhe të moralit politik dhe shoqëror. Kjo metaforë tregon bjerrje të fortë të mënyrës se si funksionon shteti, sesi funksionojnë institucionet, sesi intrigat dhe poshtërsistë janë kudo, se si maskarallëqet dhe epshi udhëheqin sjelljet politike, sesi e ulëta dhe e ndyuta janë llampa e vetme me anë të të cilës merren vendimet politke dhe kryhet veprimi politik. Ai që njihet si body politic (sistemi politik, institucionet, shteti, qyteti, njerëzit dhe vendimarrësit politikë) është i tëri i kalbur. Kjo vjen, dhe gjithë vepra Hamleti e tregon skenë pas skene plotësisht këtë, sepse nuk ka asnjë moral, sespe epshi dhe oreksi djallëzor ka hyrë thellë dhe gjerësisht në trupin politik. Vetë trupi është i infektuar në atë masë që është kalbur. Është e pashmngashme, thotë vepra (Hamleti) , mbërritja në një pikë të tillë pa besimin në Zot, pa futur në trupin politik vlerat e besimit në Zot dhe pa bërë që këto vlera të ndihmojnë ata fatkeqë që dominojnë trupin politik të kufizojnë epshin dhe oreksin dhe të mendojnë se kjo botë është e vogël dhe e përkohshme dhe se kjo borë nuk mund të jetë një luftë e pandalshme grykësie dhe lakmie. Shqipëria e sotme, qeveria e sotme, parlamenti i sotëm, opozita e sotme, gjithë trupi ynë politik është saktësisht si tek metafora “diçka është e kalbur në Shqipëri”, është saktësisht bash ai kalbëzim për të cilin flet Shekspiri. Nuk ka më keq, nuk ka ulët, nuk ka ku ta çojë më poshtë veten njeriu se sa ta kthejë vendin e tij në një gjendje të tillë të kalbur. Kjo eshte thjesht nje gjendfje e ulet e njeriut te trupit tone politik.

Latest articles

Related articles