Lita: Ahmetaj vijon të jetë deputet me rrogë. PS nuk ka një akt politik ndaj tij

Për gazetarin dhe drejtorin e portalit informativ “Faktor.al” Lavdrim Lita hetimi dhe vënia në akuzë e ish-numrit 2 të Qeverisë shqiptare, Arben Ahmetaj, që çoi në sekuestrimin e 4 apartamenteve të tij, ishte një diçka e pritshme në kuadër të zhvillimeve të hetimeve për çështjen e incineratorëve.

Në një intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora News”, Lita u shpreh se përtej zhvillimeve, Ahmetaj vijon të jetë një deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si i tillë gëzon dhe benefitet që i jep mandati i deputetit.

Përtej hetimit dhe asaj që ndodhi që ishte e pritshme, Arben Ahmetaj vazhdon të jetë deputet i Partisë Socialiste, pasi atij vetëm i është hequr imuniteti parlamentar dhe gëzon të gjitha benefitet që i jep mandati i deputetit. Pra edhe pasaporta diplomatike, edhe rroga.

Edhe pse kryeministri Edi Rama ka lëvizur ndonjë gur në mbrojtjen e tij, por nga ana tjetër vetë PS-ja nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për përjashtimin e Arben Ahmetajt nga partia, duke u distancuar nga veprimtaria e tij.

Sepse socialistët janë solidarë me Arben Ahmetajn, vazhdon veprimtarinë e tij si deputet, dhe komenton veprimet e SPAK nga rrjetet sociale. Pra ndaj tij nuk ka asnjë veprim konkret politik”, u shpreh ndër të tjera gjatë analizës së tij gazetari Lavdrim Lita.

Sipas tij, Ahmetaj ka gënjyer nën betim gjatë komisionit hetimor parlamentar për përfshirjen e tij.

 

Latest articles

Related articles