BE pezullon fondet e bujqësisë – Dosja në SPAK për korrupsion me grantet

Korrupsioni dhe burokracitë në shpërndarjen e granteve nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural kanë bërë që Komisioni Europian të pezullojë fondet për Bujqësinë në Shqipëri. Gazetari Klodian Tomorri bëri te ditur se zyra antikorrupsion në BE ka nisur hetimet që në mars të vitit 2021, ndërkohë që dosja është dërguar në SPAK. Ende nuk ka një reagim nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.Në datën 14, në protokollin e disa institucioneve shqiptare mbërriti një letër nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian.

Në letrën, Komisioni Europian njofton qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

Lidhur me këtë, gazetari Klodian Tomorri në MCN Live bëri me dije se ajo që ka ndodhur është se në fillim të vitit 2021 në muajin mars, zyra antikorrupsion OLAF nisi një hetim në ministrinë e Bujqësisë, mënyrën se si shpërndahen grantet e Bashkimit Evropian për bujqësinë në Shqipëri nga AZHBR.

Sipas tij, në atë kohë pati një zhurmë publike kur hetuesit e OLAF erdhën sekuestruan dokumente dhe prova në kuadër të hetimit që ka zgjatur mbi 2 vite dhe ka gjetur raste abuzimi flagrante që jepen për bujqësi.

“Pas përfundimit të hetimit OLAF ka informuar Këshillin Evropain dhe pas vënies në dijeni ka vendosur pezullim të grante-ve nga programi i parë deri nën fund të vitit dhe duke paralajmëruar qeverinë për përjashtim nga IPARD 3. Letra i është nisur dhe ka mbërritur në disa institucione, duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, atë të Financave, AZHBR-në, Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të Ilir Beqjas. Është letër e shkruar nga drejtori i drejtorisë së bujqësisë brenda BE dhe në atë letër njoftohen autoritetet shqiptare për të pezulluar disbursimin e fondeve nga IPARD për shkak të korrupsionit dhe provave që ka gjetur hetimi dhe u kërkohet autoriteteve shqiptare që të korrigjojnë të gjitha mangësitë”.

I pyetur për çfarë korrupsioni bëhet fjalë hetimi OLAF ka gjetur korrupsion dhe mosrespektim të detyrave kryesore që lënë vend për dyshime.

Ka patur raste që janë dhënë para për projekte fantazmë, për njerëz që kanë aplikuar për të ndërtuar një argotizëm por që nuk ekzistojnë fare, madje kemi dhe një lajm që duhet ende ta verifikojmë, thuhet se OLAF ka bërë kallëzim në SPAK për këtë çështje dhe dosja është mbajtur për një farë kohe në SPAK dhe i është përcjell prokurorisë së Tiranës. Duket sikur ka një ping pong mes institucioneve të akuzës, por letra është një gjë e rëndë sepse certifikon korrupsionin dhe menjëherë sapo Këshilli Evropian është vënë në dijeni ka ndërprerë dhënien e fondeve. Bëhet fjalë kur ministra aktuale e bujqësisë Frida Krifca ka qenë në krye të AZHBR.

Në vijim, Tomorri theksoi se jemi përballë një skandali dhe ajo që dimë se pas mbërritjes së letrës ka pasur një takim urgjentë të drejtuar nga vetë Rama se çfarë kjo qeveri do të bëjë sepse ne ende se kemin dosjen e plotë të OLAF dhe se dimë se sa larg kanë shkuar abuzimet dhe se dimë se sa larg kanë shkuar personazhet e përfshirë.

“Vlen të sqarohet se për shkak se janë grante, para që jepen falas, kur një fermer prezanton një projekt që përsh kushton 1 mln, janë 800 mijë euro që jepen falas dhe fermeri nuk është se duhet ta kthejë pas. BE subvencionon fortë bujqësinë e ka një nga prioritete e saj bujqësinë dhe është mjaft e ndjeshme ndaj abuzimeve me to”.

Latest articles

Related articles