Afera “Krifca” – BE pezullon fondet për bujqësinë në Shqipëri: Korrupsion me skemat e AZHBR

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka konfirmuar bllokumin e fondeve për bujqësinë nga Komisioni Evropian. Në një përgjigje për mediat delegacioni i BE-së thekson se fondet e BE-së janë ndërprerë pas një hetimi për korrupsion në qeverinë shqiptare, në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Po ashtu theksohet se në momentin që do të përfundojë raporti përfundimtar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, KE-ja do të njoftoj për çdo masë të marrë në mënyrë që të mbrohyen interesat financiare të BE-së.

Përgjigja e Delegacionit të Bashkimit Evropian:

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”

Ditën e sotme u raportua në media se Komisioni Europian ka njoftuar qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Kjo u konfirmua më pas dhe nga vetë delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Latest articles

Related articles