Greqi – Makina me targa shqiptare përfundon poshtë kamionit, 5 të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Greqi, ku dyshohet se kanë humbur jetën pesë shqiptarë.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë me targa shqiptare ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Edessa.

Sipas medieve greke, makina ka devijuar në krahun e kundërt të trafikut duke u përplasur me kamionin. Të pestë personat që ndodheshin në bord, raportohet se kanë ndërruar jetë. Dyshohet se ata janë të gjithë shqiptarë.

Zjarrfikësja e Edessa-s është thirrur në vendngjarje, për shkak se makina është deformuar plotësisht nga përplasja e fortë, dhe është e pamundur nxjerrja e trupave.

Sakaq, forca të shumta të policisë greke kanë shkuar në vendngjarje, dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.

Latest articles

Related articles