Açka-studentëve të Mjekësisë: Ky ligj do kalojë, u shërben oligarkëve. Ju kërkoj falje

TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Flutura Açka u ka kërkuar falje studentëve të Mjekësisë. Në fjalën e saj në seancën dëgjimore, Açka tha se projektligji i qeverisë do të kalojë sepse u shërben oligarkëve. Por nga ana e saj, ajo u kërkoi falje studentëve.

“Kur iu dëgjoj ju them “O Zot çfarë Shqipërie të bukur kemi përpara”. Por ne po iu shkatërrojmë. Ne sot do të kalojmë një ligj ekzklusivisht për oligarkët. Ky është pengu im se ky ligj do të kalojë, do të kalojë edhe pasnesër. Ky ligj është për oligarkët dhe unë ju kërkoj ndjesë sepse dhe unë jam spektatore,”-tha në fjalën e saj deputetja.

Sipas projektligjit të qeverisë, studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. tudentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

Latest articles

Related articles