A do të heqë dorë Bashkia e Tiranës nga “Marrëveshja me djallin”?

Nga Zef Preçi

Me 16 Prill te ketij viti, shtypi i Zimbabve njoftonte se Keshilli Bashkiak i qytetit te Harare kishte refuzuar “marreveshjen me djallin” dhe pikerisht marreveshjen me kompanine e rregjistruar ne Holande me emrin GeoGenix BV prej 1 miliarde dollaresh per ndertimin e nje inceneratori te ngjashem me ate te Tiranes, e qe do te sillte nje perfitim prej me pak se 100 milione dollare per qytetin ne nje periudhe prej 30 vjetesh. ​
Nje hetim i atij keshilli zbuloi se autoritetet lokale nuk kishin respektuar rregullat ne fuqi ne nenshkrimin e asaj kontrate, nuk ishte kryer konsultimi me komunitetin dhe marreveshja ishte imponuar nga ministria e qeverisjes vendore te atij vendi. Raporti veren se kontrata ishte vleresuar nga njesia e Partneritetit Publik Privat (PPP) në ministrinë e Financave, se “Kontrata konfirmon se kostoja totale e projektit për qytetin e Harares për periudhën 30-vjeçare është 1,002,202,001.65 dollarë amerikanë”, thuhet në raport. Të ardhurat e vetme që qyteti i Harare do të nxjerrë nga projekti është 60.39 milionë dollarë vetëm nga shitja e energjisë elektrike”.
Investigimi i keshillit bashkiak nxori ne dukje se prodhimi i energjise elektrike ishte deklaruar me i ulet, ndersa modeli financiar i paraqitur nga kompania koncesionare tregonte rritje fiktive te kostos se projektit, zvogelonte qellimisht te ardhurat e saj si mbante te padeklaruara te ardhurat qe do te siguroheshin nga biogazi, letra, qelqi dhe parku rekreativ. Raporti tregon gjithashtu se qeveria e vendit vendosi të konsiderojë studimin e fizibiliteti te realizuar nga nje kompani prestigjioze nderkombetare si të mundshëm për tú zbatuar dhe te përballueshëm nga burimet e qytetin te Harare. Ndersa qeveria e Zimbabve ofroi një garanci sovrane.
Ky dokument zbulon gjithashtu se ministri i qeverisjes vendore, i bëri presion keshillit te qytetit Harare për të nënshkruar marrëveshjen e koncesionit, duke u angazhuar qe te financoje edhe qeveria qendrore per projektin ne fjale duke perfshire mbeshtetjen e bashkise per rritjen e kapaciteteve te saj per grumbullimin e mbetjeve urbane. Po keshtu, komiteti qe kreu investigimin mesoi se dokumenti (kontrata) u nënshkrua për shkak të frikës së hakmarrjes nga qeveria. Ne vitin 2021 marrëveshja u pezullua nga keshilli bashkiak i qytetit. U evidencua gjithashtu edhe dhenia e projektit pa nje procedure te rregullt tenderimi dhe se Geogenix BV ishte një kompani në listën e zezë në Evropë.
Me prishjen e kesaj kontrate, keshilli bashkiak refuzoi te paguaje faturen prej 22 mije dollare ne dite per GeoGenix BV, ndersa qeveria qendrore mbasi pezulloi kreun e Bashkise qe nenshkroi kontraten mori pergjegjesite per perballimin e kostove te tajtimit te mbetjeve.
(Cilido i interesuar mund te mesoje me shume nga shtypi i huaj ne Anglisht rreth kesaj afere: http://www.newsdzezimbabwe.co.uk/2023/04/hre-council-to-lose-us1-billion-in.html).

Per qellimet e ketij komenti, mendoj se eshte e dobishme qe SPAK, agjencite shteterore pergjegjese duke filluar me Keshillin Bashkiak te qytetit te Tiranes, KLSH, etj., te nxjerrin mesimet e duhura, te pakten te synojne te gjejne pergjigjet e duhura per pyetjet/ceshtjet kryesore te meposhtme te vlefshme per analogji dhe me ate pak informacion qe eshte bere publik per inceneratorin e Tiranes:
a) Perzgjedhja e kompanise: me gare formale dhe procedure jo te rregullt ne favor te nje kompanie te listuar ne “black list”.
b) Biznes plan i trukuar, shpenzime te rritura dhe te ardhura te zvogeluara, fshehje te ardhurash te tjera te paperfshira ne kete dokument.
c) Qeveria qendrore, ne “mirekuptim” (me e pakta) dhe me propozim” (me e shumta) te pushtetit lokal jep mbeshtetje financiare ne nje projekt gjigand te dyshuar gjeresisht si korruptiv.
d) Uzurpim i kompetencave te keshillit te Qarkut nga kreu i Bashkise, etj.

A jemi ne kushtet qe per te mbrojtur interesin publik qe bashkia e Tiranes dhe qeveria shqiptare te rinegocojne kontraten? Personalisht mendoj se po, me e pakta per ta sjelle ne standardet e duhura sa u takon shpenzimeve dhe te ardhurave. Dmth per te mos paguar parate e qytetareve per nje sherbim qe nuk merret, por edhe per hedhur drite mbi investimin dhe dobine publike te vertete te tij. Ndoshta ne kete diskutim te fundit mund te gjenden edhe argumentet e duhura qe pa emocionin qe shkakton zbulimi i mitemarrjes se zyrtareve te larte, te gjenden shkaqet e perligjura per te hequr dore nga ky investim rrenues per financat publike te vendit.
Te jemi te qarte, zbulimi i mekanizmave permes te cileve zyrtaret e larte kane perfituar shuma te medha parash ne forme ryshfeti, sic eshte bere e ditur ditet e fundit, eshte i rendesishem, por nuk eshte zgjidhje per kete “afere te shekullit”. Per me teper qe dy inceneratoret e tjere po rezultojne me probleme te medha kontraktuale, financiare, te korrupsionit, etj, qe provojne cenimin e rende te interesave publike. Dmth opinioni publik pret hetimin e inceneratoreve pa paragjykime, ne menyre integrale dhe ne thellesine e duhur.
A do te heqe dore Bashkia e Tiranes nga “marreveshja me djallin”? Dinamika e veprimtarise se derisotme te SPAK-ut, pertej cdo dyshimi te pranueshem per fillimin, me shtyn te mendoj se jane te gjitha premisat qe kjo te ndodhe dhe keshtu edhe “kultura e pandeshkrueshmerise” fillon te marre fund. Por edhe Bashkia e Tiranes dhe Keshilli Bashkiak i Qarkut do te provoje, te pakten kesaj here se eshte renditur ne anen e duhur te historise, ne mbrojtje te interesit publik te qytetareve shqiptare.

Latest articles

Related articles