Pse u arratis Arben Ahmetaj? – nga Indrit Vokshi

Dënimi me burg ka disa qëllime;
1) Izolimin e personit, duke mos e lënë të lirë në komunitet e duke i hequr mundësinë për të kryer krime të tjera.
2) Ndëshkimin e personit; fjala ndëshkim ka lidhje me përshkimin tejpërtej të diçkaje dhe, mendohet se nëpërmjet burgut, përshkohet tejpërtej ndërgjegjja e personit të dënuar.
3) Paqen shoqërore; dënimi shmang konfliktet dhe qetëson të dëmtuarit.
4) Mesazhin për të tjerët; duke u dënuar me burg një person, dënimi është mesazh për të tjerët, mesazh se nëse kryeni krim, do të përfundoni të burgosur.
Burgosja e Dakos, Kokës, Bllakos, Tahirit, kryebashkiakëve, ka dhënë mesazh tek Ahmetaj dhe tek të tjerët; mesazhi është se ekziston mundësia që një politikan, nga maja pushtetit, mund të përfundojë në qeli.

Latest articles

Related articles