“Një provokim që i bëri Rama duke i çuar një aktor si ambasador”, Lita: Kurti po ndjekë rrugën e kokëfortësisë

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot në Tiranë në ambientet e Vilës 30, Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi dhe liderët e rajonit, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç.

Drejtori i Faktor.al, Lavdrim Lita, në një intervistë në FaxNews me gazetarin Syrjan Rahova është shprehur pikërisht për këtë çështje. Lita përmend se dështimi i Ballkanit të Hapur ishte shpallur nga kancelaria Angela Merkel në ditët e fundit të mandatit të saj, me argumentin që të gjitha proceset e tjera e dëmtojnë Procesin e Berlinit.

Më datë 16 tetor, Shqipëria do të presë Samitin e Procestit të Berlinit, një ngjarje e rëndësishme për politikën ndërkombëtare.

Mbi mungesën e Albin Kurtit, në takimin e sotëm informal, Lita shprehet se ka qenë një kokëfortësi ku i “jepet zë” mosbashkëpunimit rajonal prej tij.

Lavdrim Lita: Deklarata që Ballkani i Hapur kishte dështuar kishte më shumë se dy vite, kur kancelarja Merkel në ditët e fundit të mandatit të saj, riktheu në vëmendje Procesin e Berlinit, duke nënvizuar se të gjitha proceset e tjera ishin të panevojshme dhe të dëmshme.

Deklarata e Kryeministrit Rama në Malin e zi pak javë më parë ishte rihyrje në këtë linjë dhe përgatitje për rikthimin e shinave për Procesin e Berlinit që do të zhvillohet më 16 tetor të këtij viti.

Dita e sotme ishte një takim parapërgatitor, ku liderët e rajonit u njohën me agjendën që do të zhvillohet, pa praninë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Nuk është një justifikim të marrësh pjesë në një simpozium të organizuar nga Papandreu, është një takim intelektualësh, majtistësh, të cilët debatojnë për idenë e botës. Këto takime i ka bërë dhe vitin e kaluar, kur ka bërë pushime. Mendoj që ka bërë pushime dhe nuk ka dashur t’i prishë ato për këtë takim. Ai po ndjek rrugën e kokëfortësisë dhe mosbashkëpunimit rajonal. Nëse ndjek këto politika, do të thotë që nuk e ka kuptuar rolin e qeverisë së Kosovës, në politikën evropiane.

Të dy kryeministrat nuk është se kanë pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme, do të jenë raporte formale. Edhe provokimi që i bëri Edi Rama duke i çuar një aktor si ambasador i Shqipërisë në Kosovë. Ishte një nënvlerësim dhe nga aspekti diplomatik, një shaka që Rama ka bërë.

Latest articles

Related articles