Pse largohen mjeket! – nga Dr. Edmond Driçi

Ne kete situate largimi masiv i bluzave te bardha mjek dhe ndihmes mjek tashme eshte bere nje plage e rende e shoqerise Shqiptare. Pa hyre ne detaje ne lidhje me largimin e profesioneve tjera po ju citoj disa nga arsyet e largimit te bluzave te bardha dhe kryesisht te rinjve.
Nga kolektivi ku une punoj jane larguar te pakten 6 personel mjek dhe infermier dhe ne dijenine time jane edhe te tjere qe paralajmerojne largimin.
Tre emerime me mjek te rinj qe u bene per nje periudhe shume te shkurter kohe u larguan duke lene punen dhe nuk e di se ku kane perfunduar.
Edhe une qe kam 28 vite pune dhe 23 vite shkolle shpesh dhe jam akoma ne tundimin e lenies se punes per arsyen e veshtiresive qe po na shkakton sistemi ne ushtrimin e detyres.
Mjeket e rinj pa asnje lloj pervoje praktike futen si fillim ne ushtrimin e profesionit ne sektorin e mjekut te familjes dhe perfundojne ne shkresaxhi, sekretar apo burokrat ne administrimin e letrave te cilat pas nje viti pune behen sebep per vendosjen e gjobave marramendese.
Mjeket e rinj ne vend qe te perballen me praktiken e ushtrimit te profesionit ju duhet te merren vetem me administrimin e nje protokolli apo liste barnash me rimbursim qe ka ne permbajtje me shume administrimin ekonomik te barnave sesa perdorimin e tyre me efekf produktiv ne sherimin e pacienteve. Kjo eshte nje procedure shume e lodhshme, konfliktuale dhe jo profesionale, jo kreative ne ushtrimin e profesionit.
Kur kam mbaruar fakultetin e mjeksise keto lloj burokracishe nuk ekzistonin. Kur shkoja ne pune merrja çanten plot me libra dhe kur perballesha me ndonje situate qe nuk isha i sigurte e hapja librin edhe ne prezence te pacientit dhe isha shume me i sakte ne diagnoze dhe terapi dhe kjo ngulitej mire ne memorjen dhe praktiken time profesionale.
Sot kjo nuk ndodh sepse mjekeve te rinj u duhet te marrin dhe te ushtrojne detyren vetem ne varesi te protokollit te barnave dhe nje liste barnash te rimbursueshme.
Nje mjeku sot i duhet me shume kohe te merren me burokraci shkresore qe te shpetojne nga gjobat marramemdese sesa me perkushtimin profesional kreativ per te qene te sakte ne diagnoze terapi apo ne drejtorientim per konsulta te specializuara pse jo edhe me prezencen e tij qe te shtoje bagazhin praktik qe ti sherbeje ne formim profesional.
Mjeksia eshte profesion delikat i cili nuk te fal as ne seder, as ne integritet dhe as ne praktike, prandaj per te miren e shoqerise duhet te shihet me nje kendveahtrim tjeter per menyren e trajtimit. Çdo profesion mund te te japi kohe ne zgjidhjen e çeshtjeve profesionale ndersa ne mjeksi nuk ka tolerance. Pacienti kur perballet me nje bluze te bardhe nuk don tja dije sa moshe profesionale ke, por kerkon zgjidhje menjeher per shendetin e tij çka mund ta beje edhe te dhunshme situaten. Dhe aq me keq kur mjeku punon nen presionin e gjobave nga administrata pa bere asnje mekat. Ne perendim nuk funksionon keshtu prandaj duan te ikin mjeket e rinj.
Per arsimimin e tij profesional ne radhe te pare rol primar ka perkushtimi personal qe qendron mbi libra nderkohe qe bashkemoshataret e tyre sillen me makina luksoze. E dyta eshte sakrifica e familjes qe e suporton per 11 vite me radhe qe te formesohet deri ne diplome nje mjek.
Shteti e formeson nje mjek te ri me staf pedagogjik te cilet edhe ushtrojne detyren si mjek por edhe i lodh ne perzgjedhjen e specialiteteve diçka te cilen nuk e hasin kur shkojne jashte vendit. Administrimi i punesimit shume mire qe behet me portal por behet shpesh i lodhshem me liste pritje per nje kohe te gjate per tu sistemuar ne pune kohe e cila behet e merzitshme nderkohe qe ftesat i kane te gatshme nga perendimi te sistemohen ne vende qe jane me pak stresuese ne ushtrimin e profesionit.
E kane detyrim ndaj shtetit dhe shoqerise qe paguan taksa kam degjuar te shprehen gazetar dhe analiste per konsum bisede!!
Çfare detyrimi ka nje moshe e re ndaj shtetit te hyje ne nje sistem ku detyrohesh te marresh vese si hajdut, gjobvenes apo gjobmarres, te behesh servil me idene e mbijeteses!!
Çfare detyrimi ka nje mjek/e i ri apo e re qe ti behet me gisht nga drejtues qe nuk kane lidhje fare me profesionin dhe ta mbaje nen presion fyes qe ti duket vetja si mjet inventari pa vlere!!
Çfare detyrimi ka nje moshe e re ndaj shoqerise qe nuk reagon ndaj asnje padrejtesie siç ndodh ne vendet e civilizuara perendimore!!
Çfare detyrimi ka nje mjek/e i ri apo e re qe per difekte te sistemit dhe reagimit te shoqerise te qendroje gjithnje nen presion deri edhe nga kamera te fshehta qe i dergojne dyerve te prokurorise ku ne fillin pushohen nga puna pastaj marrin pafajsi nga gjykata dhe perseri ngelen rrugeve.
Per çfaredo kohe ti mbash peng perseri do kete largime dhe biles edhe te boshatisesh universitetin nga mosdeshira apo revolta per te studiuar ne kete profesion.
Profesioni mjekut nuk eshte profesion luxi por eshte profesioni me i specializuar dhe me i veshtire i sherbimit qe shume e fillojne me romantizem dhe e mbyllin me deshteperim.
Ne fund te studimeve te gjithe mjeket e ardhshem konsultohen dhe bashkebisedojne me koleget e tyre ne detyre dhe normal qe u percjellin opinione negative per menyren se si e ushtrojne profesionin.
Une femijeve qe me ka fale ZOTI jua ndalova te behen mjek sepse e fillova me romantizem dhe idealizem dhe po e mbyll me zhgenjm per pritshmerite e emocioneve pozitive qe mund te merrja nga trajtimi i integritetit profesional dhe personal nga ana e shtetit.
Me qytetaret jame krejt OK sepse kam marredhenie te shkelqyera njerezore duke mos i trajtuar si mitmarres por si njerez njelloj si une.
Njeri nga femijet beri nje vit shkolle per farmaci; e filloj me qejf dhe sapo e shikoj menyren sesi u gjobit Nena e tij, me parashkrim per te mbushur finanacat e administratave e nderpreu direkt fakultetin. Tani me plot gojen them qe shume mire ka bere!
Duhet tjeter kenveshtrim ne trajtimin dhe administrimin e personelit mjeksor. Jo her te trajtohen si heronj dhe politikisht te trajtohen dhe te futen ne prese si kriminel. Po e fute profesionin e mjeksise ne korrniza presioni dhe ta limitosh ne ushtrimin e detyres eshte e detyruar te deshtoje.!
Si çdo njeri me vese edhe personin mjek denoje per dy gjera: per pa aftesi profesionale dhe vjedhje apo si mitmarres kundrejt sherbimit.
Mjeket mos i shikoni si mjet inventari por si thesar ne sherbim te shendetit i cili ju sherben edhe ju si politikan, edhe femijeve tuaj por edhe i familjareve tuaj qe tju ruajne dhe mirmbajne pasurine me te madhe qe eshte shendeti.
Kjo eshte teme e gjate per diskutim por edhe me diçka te hidhur dua ta mbyll.
A e dini qe ka vite, qe asnje mjek nuk ka me interes te lexoje ne lidhje me profesionin sepse; ushtrimi i detyres eshte kufizuar vetem ne trajtimin shendetsor brenda nje protokolli te perdorimit te barnave te listes se rimbursimit dhe e dyta mjekut qe te mbaje liçensen e punes i duhet te merret me plotesimin e krediteve te cilat paguhen nga rroga por qe nuk japin asnje vlere ne rritjen profesionale por thjesht eshte nje mekanizem qe mban nje administrate qe mbledh numra dhe xhiron vlera monetare!!
Njerezit mjek jane te paret ne moshe mesatare qe fillojne te konsumojne dhe te mbajne ilaçe ne xhep.
Ne klasifikimin e shkalles se veshtiresise, profesioni i mjekut eshte ne vendin e pare!
Keto jane vetem nje pjesez e asaj çfare ky sistem duhet te rishikoje ne lidhje me permiresimin e organizimit te sistemit shendetsor.
Kujtese: -Mos harroni te vendosni gjoba per cenim kontrate, se per opinionin publik na jane ‘rritur’ rrogat dhe na e mban xhepi nderkohe qe bejme fotokopje letrash me leket e rroges te cilat gjobvenesit e kane per detyre kontraktuale ta na i sjellin!!
Suksese brezit te ri te mjekeve te ardhshem!

Me respekt Edmond Driçi
Pneumolog & Ekograf

Latest articles

Related articles