Kuvendi detyrë Autoritetit të Dosjeve të hetojë të kaluarën e Ilir Metës

Autoriteti i Dosjeve do të vijojë të marrë kohë për të provuar nëse Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Genta Sula deklaroi në Komisionin e Ligjeve se ka ende kohë për përfundimin e hetimit administrativ, ndërsa deputetët u përfshinë në debate sa i përket nismave të lustracionit të depozituara muaj më parë.

Raporti vjetor i autoritetit të dosjeve ngjalli debate në sallën e Komisionit të Ligjeve. Duke marrë shkak nga shtetasi I.M i cili nuk është provuar ende nga autoriteti nëse ka qenë bashkëpunëtor apo jo, Oerd Bylykbashi kërkoi që zyrtarët që kanë kaluar një herë filtrat e dekomunistizimit mund të riverifikohen vetëm me vendime gjykate.

“Mos ta vëmë autoritetin në situata paligjshmërie me veprimet e veta. Parimi i sigurisë juridike duhet të qëndroje, kush është shqyrtuar njëherë nuk mund të shqyrtohet shkarazi nga poshtë. Të mos jeni ju, por të jetë gjykata”, tha Bylykbashi.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula u shpreh se misioni i institucionit të saj është informimi dhe jo lustracioni.

“Është një zyrtar i lartë, politikan i cili është pastruar në gjykatë kasacioni, por ne e gjejmë në dokumentacion. Ajo që bëjmë ne është që ne është se ne administrojmë edhe vendimin e gjykatës, por dosja është aty. Kur e informojmë median, qytetarin themi që ka dosjen, ka vendim gjykate, ka komision Mezini, ka komision bezhani”, u shpreh Sula.

Sa i përket nismave për lustracionin, kryetarja e Komisionit të Ligjeve u shpreh se në javën në vijim do të filloi shqyrtimi në tërësi pas prezantimit të bërë muaj më parë.

Latest articles

Related articles