“Koha për Integritet Individual dhe Politik”


Nga Ardit Gjinali

Realiteti politik ,në secilën prej shoqërive, të tillat demokratikisht të konsoliduara apo të njëjtat në zhvillim , shënon një goditje të besimit ndaj politikës në tërësi, politikë-bërësve apo të njëjtët politikë-ushtrues ku pjesëmarrja në zgjedhje në numra të ulët në proçese të ndryshme zgjedhore mbetet një tregues i faktit të përmendur më lartë, përkatësisht të goditjes së besimit tek politika.
Besimi tek politika mund të kthehet përmes Integritetit moral të Kandidatëve dhe të Partive Politike, pra është dhe duhet të jetë një koherencë dhe ndërthurje mes moralit Individual dhe të njëjtit politik sepse “Morali Politik” thërret dhe fton “Moralin Individual”.
Integriteti nënkupton një shumësi vetish individuale njerëzore të Kandidatit përkatës të dëshmuara gjatë një veprimtarie të të njëjtit , vetjake, profesionale dhe qytetare. Në të njëjtën kohë, Integriteti është dëshmi e koherencës individuale, mendimit të qëndrueshëm politik, kurajo politike dhe institucionale për vendime të forta, karizmës njerëzore dhe besimit të përcjellë në shoqëri përmes akteve dhe etikës njerëzore, gjithashtu. Secili përfaqësues politik ndërmerr një vendim vetjak për të qëndruar kah vlerave morale si ndershmëria, transparenca duke qenë refuzues ndaj secilës praktikë korruptive pavarësisht ligjeve të shkruara, interesave politike apo ndikimeve të personave të quajtur si “të tretët”.
Integriteti është një vendimi jo i shkruar që përcakton standarte të qarta të së tashmes si orientim i së ardhmes, Integriteti është një vokacion që buron nga formimi intelektual individual dhe cilësitë karakteriale njerëzore ku e vërteta, fakti, ekspertiza mbeten thelbi i veprimit dhe reagimit mbi secilën çështje që lidhet me ushtrimin e lidershipit në secilën hallkë të të njëjtit. Përtej natyrshmërisë, vokacionit, formimit që përbëjnë komponentët etikë të “vetë-rregullimit individual të Integritetit ”, Integriteti mund të “rregullohet” përmes edukimit të vazhdueshëm, kodeve të miratuara të Sjelljes dhe Etikës, legjislacionit,akteve ligjore apo të njëjta nën-ligjore apo dhe nismave politike si Kufizimi i Mandateve, Listat e Hapura, Vetingu Politik, Sisteme Zgjedhore përfshirëse për subjekte apo individë Politikë në kontekstin e garimit, asfare përjashtuese.
Integriteti moral i një potencialisht të zgjedhuri apo një të zgjedhuri nënkupton të njëjtin individ larg dënimeve të mëparshme apo të tashme penale, i njëjti i paekspozuar ndaj keqpërdorimeve financiare në sektorin privat, kundravajtjeve administrative në sektorin publik, formave të ndryshme të Konfliktit të Interesit, larg çështjeve gjyqësore që kanë objekt periudhën që zyrtari ushtron ose ka ushtruar funksionin publik, apo dhe larg sjelljeve të dhunshme dhe veprimeve diskriminuese, gjithashtu.
Përtej Integritetit moral të Individëve politikë, të njëjtët të zgjedhur ose potencialisht të tillë, mbetet për tu vlerësuar Integriteti i Partisë, Organizatës apo lëvizjes politike përkatëse, një proçes kompleks për shkak të pozicionit të Partisë Politike, si një ndër ndërmjetësit kryesorë mes Shtetit dhe Shoqërisë. Partitë Politike mund dhe duhet të shkojnë drejtë shoqërive duke lexuar dhe tentuar të përmbushin pritshmëritë e opinionit publik kah individëve me Integritet,si një ndër instrumentet që do të inkurajonte rritjen e pjesëmarrjes qytetare në proçeset demokratike dhe në të njëjtën kohë do të rriste interesin e përfshirjes së flukseve intelektuale në politikëbërje dhe ushtrim pushteti në dobi të Shtetit dhe Interesit publik, gjithashtu.
Secili subjekt politik, i njëjti me një Integritet të qartë politik, ideologjik, programor, me rregulla të përcaktuara qartë mbi funksionimin e brendshëm strukturor mund dhe duhet të ketë hallka vendimmarrëse efektive përmes decentralizimit horizontal, sondazheve qytetare, Komisioneve të pavarura me personalitete historike politike apo të njëjtët publike, vetingut të Kandidatëve përmes intervistave, kërkimit të të dhënave nga Institucionet përkatëse ligj-zbatuese apo të tillat mbi pastërtinë e figurës në kontekstin ligjor apo etik.

Latest articles

Related articles