Albin Kurti shkon tek takimi i Papandreut në Greqi, refuzon Ramën

Zyra e Kryeministrit njofton se Albin Kurti po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, themeluar nga G. Papandreu që mbahet në Greqi.

Nesër (e hënë) në Tiranë do të mbahet një takim i rëndësishëm ku është e ftuar edhe Kosova. Kryeministri Edi Rama bashkë me katër liderët e tjerë të rajonit, Aleksandar Vuçiç, kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe Borjana Kristo, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës si dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi do të drekojnë në vilën 30 mesditën e të hënës në një takim informal ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

Rama ndërmori dhe një tur rajonal javën e shkuar tek 5 vendet e Ballkanit Perëndimor për të folur për rëndësinë që ka fokusimi tek kjo nisme dhe jo Ballkani i Hapur që sipas tij e ka kryer misionin e tij. Në Prishtinë, Rama nuk u prit nga homologu Kurti i cili këmbënguli në zhvillimin e mbledhjes së anuluar të dy qeverive ndërkohë që nuk ka konfirmuar për të qenë as në Tiranë ditën e nesërme.

Latest articles

Related articles