Shpejtësi dhe Çmenduri në ‘Rrugën e Kombit’, Audi fluturon me 205 km në orë

Policia ka ndaluar një drejtues automjeti në Rrugën e Kombit i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 205 km/orë.

Në momentin e ndalimit shoferi i automjetit “Audi A8” është ndëshkuar me 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese.

Në dy javët e para të muajit korrik janë ndëshkuar 144 drejtues automjetesh që lëviznin me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë.

Policia i ka bërë apel drejtuesve të automjeteve të mos lëvizin me shpejtësi duke rrezikuar jetën dhe shëndetin.

Latest articles

Related articles